LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton derbin kundër Yllit, dramë në minutat e fundit

Peja fiton derbin kundër Yllit, dramë në minutat e fundit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 82:78 (20:13, 11:20, 30:11, 21:24), në javën e shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, deri tek rezultati 13:13, tre minuta nga fundit i çerekut të parë, kur pejanët hyjnë në një seri prej 7:0, duke e mbyllur këtë pjesë 20:13, në të mirë të tyre. Mysafirët e nisën shumë më mirë periudhën e dytë, me një seri prej 12:0, për të kaluar në epërsi 20:25, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 31:33.

Vendasit e filluan më mirë periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 46:36, megjithatë, therandasit nuk dorëzohen për të ngushtuar shifrat në 55:54, por një seri e verdhezinjve prej 7:0, bëri që rezultati në semafor pas 30 minutash të ishte 61:54.


Ndeshje interesante dhe dramatike u zhvillua në 10 minutat e fundit, kur Ardit Pepaj i Yllit me dy treshe radhazi ngushtoi shifrat në 79:78, por mysafirët nuk arritën të bëjnë me shumë dhe Dardan Berisha me dy pikë nga gjuajtjet e lira vulosi fitoren e Pejës me rezultat 82:78.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Stephen Maxwell me 19 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 17 pikë e dhjetë kërcime dhe Cameron Williams me 20 pikë e pesë asistime.

Peja ka gjashtë fitore dhe një humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli tri fitore dhe katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori