LAJMI I FUNDIT:

Pedro futet në histori të derbit, ka shënuar gola me të dyja skuadrat

Pedro futet në histori të derbit, ka shënuar gola me të dyja skuadrat

Derbi i kryeqytetit italian mes Lazios dhe Romës i ka takuar bardhekaltërve me rezultat 3-2.

Ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme me gola, kartonë e raste diskutabile.

Por ajo që e ka bërë më të veçantë këtë derbi është goli i sulmuesit spanjoll Pedro Rodriguez.


Veterani iu bashkua Biancocelestëve këtë verë si lojtar i lirë, pasi prishi marrëveshjen me Romën.

Por spanjolli nuk e kishte problem t’i shënonte ish-skuadrës e tij, madje edhe të festonte golin.

Pedro është futur në histori të derbit, pasi bëhet vetëm lojtari i tretë që shënon me dy skuadrat në derbi.

Para tij këtë gjë e ka arritur mbrojtësi serb Aleksandar Kolarov, që i shënoi dy gola Lazios me fanellën e Romës në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa më parë u kishte shënuar Giallorosëve me fanellën e Lazios në vitin 2009.

Futbollisti i tretë që ka arritur këtë statistikë është Arne Selmosson, i pari që ka shënuar me të dyja skuadrat në ndeshjet derbi. Suedezi ka qenë pjesë e Lazios në vitet 1955-1958 dhe më pas pjesë e skuadrës verdhekuqe nga 1958-1961. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori