Peci për pezullimin e dialogut strategjik nga ana e SHBA-së: Masë e pritur ndaj papërgjegjshmërisë së Kurtit dhe mbështetjes nga Osmani

Pezullimi i Dialogut Strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik dhe atë politik në vend.
Ky zhvillim, i cilësuar si një sinjal i qartë zhgënjimi nga aleati kryesor i Kosovës, është interpretuar nga drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, si një pasojë direkte e qasjes politike të udhëheqjes aktuale të vendit.
“Pezullimi i Dialogut Strategjik nga ana e SHBA-ve ka qenë njëra nga masat e pritura që janë pasojë e politikës së papërgjegjshme të VV-së, gjegjësisht të Albin Kurtit me të cilën po vallëzon edhe Vjosa Osmani. Tani ka mbetur të shihet se çfarë do të bëjnë kalorësit e apokalipsit të shtetit të Kosovës, të cilët në mënyrë efektive arritën që t’i dëmtojnë marrëdhëniet e vendit tonë me SHBA-të. Tash mbani ligjërata, shani e njollosni se kush po punon për Serbinë”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/



















































