Ish-diplomati, Lulzim Peci, ka deklaruar se mund të ketë qeveri të re Kurti 3, por kjo mund të çojë te përplasja e vendit tonë me një superfuqi.
Peci, që aktualisht është drejtor i Institutit KIPRED, tha se se Kosova nuk mund të bëjë “hajgare” me SHBA-të.
Sipas tij qeveria e re mund të shkaktojë përplasjen e Kosovës me një super fuqi të botës.
“Mundemi me pas qeveri të re Kurti 3. Mandej mundemi me ardhë tek përplasja në mes Kosovës dhe një super fuqie botërore edhe me qit gjoksin përpara me thënë se a pe shihni çfarë trimash jemi”, tha Peci për RTV21.
në lidhje me marrëdhënet e Kosovës me SHBA-të ka thënë se është bërë shaka në këtë aspekt.
Sipas tij kjo shaka ja ‘ka plotësuar dëshirën Serbisë’.
“Një gjë e kam të qartë që ma me SHBA-të nuk mund të bëhet hajgare. Po me pasë qenë të mençur e kishim kry këtë punë gjatë mandatit të Bidenit. Ia kemi plotësuar dëshirën më të madhe Serbisë, na mund të themi çka të duam”, thekson Peci.