LAJMI I FUNDIT:

PDK: Nuk do të ketë normalitet parlamentar pa Komisionin hetimor për energji

PDK: Nuk do të ketë normalitet parlamentar pa Komisionin hetimor për energji

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) theksoi sot se nuk do të ketë normalitet parlamentar deri në themelimin e Komisionit hetimor për energji.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për medie tha se në asnjë rrethanë nuk do të tërhiqen nga themelimi i komisionit.

“Si grup parlamentar i PDK-së dhe iniciues të këtij komisioni, në asnjë rrethanë nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të biem pre e provokimit të paprecedent të pushtetit, ku kërkon të korrigjojë kërkesën tonë. Pra, nuk ka ndodhur asnjëherë që pushteti t’i kërkojë opozitës të korrigjojë kërkesën e vet, sepse s’qenka në rregull. Ne kërkojmë hetim parlamentar se ky ka me qenë i pashmangshëm, paevitueshëm”, tha ai.


Sipas tij, pushteti në emër të importit të energjisë ka ndarë 125 milionë euro dhe nuk po tregon sa janë shpenzuar prej tyre.

“Nuk do të ketë normalitet parlamentar pa u themeluar Komisioni hetimor parlamentar dhe të hetohen këto çështje të rëndësishme, pasi në emër të importit janë ndarë 125 milionë euro që nuk po tregohet sa janë shpenzuar. Në emër të importit është shtrenjtuar çmimi i energjisë elektrike, qytetarët kanë paguar fatura të dyfishta. Pra, këto janë të patejkalueshme dhe do të hetohen”, tha ai.

Ai u shpreh kritik edhe për nismën e partisë në pushtet për komisionin hetimor.

“Më shumë se 12 vjet në opozitë, asnjëherë LVV nuk ka kërkuar komision hetimor për ato keqpërdorime që sot pretendon se janë bërë për vite të tëra. A sot iu doli gjumi a?”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët, Tahiri foli edhe për takimin e djeshëm të kryeministrit Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pas çdo takimi në bazë të një rezolute të Kuvendit të Kosovës, kryeministri do të duhej me vetiniciativë të raportojë në Kuvend, qoftë takim, darkë apo çfarëdo komunikimi me presidentin serb, mirëpo ai vazhdon me avazin e njëjtë. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha instrumentet parlamentare që mos të lejohet të ndodhë asgjë në këtë kuvend derisa nuk themelohet komisioni hetimor”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori