Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, gjatë së cilës, deputeti i kësaj partie, Sejdi Hoxha, ka thënë se të dhënat e mbi 1 milion qytetarëve të Kosovës dhe komunikimet e tyre 20 vjeçare janë në duart e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tani e tutje do të shantazhoj secilën familje kosovare dhe qytetar të këtij vendi.
Po ashtu, PDK ka bërë thirrje Prokurorisë të veproj menjëherë me hetime dhe që organet e drejtësisë t’i arrestojnë të gjithë zyrtarët e lartë në Telekom që lejuan këtë vizitë të paligjshme të zyrtarëve të lartë të qeverisë në këtë dhomë.
“Sot, fatkeqësisht, të gjitha komunikimet private të mbi 1 milion burrave dhe grave të Kosovës gjatë 20 vjetëve sa operon Vala dhe Telekomi i Kosovës dhe të shumë familjeve, janë tanimë në duart e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky veprim përbën kërcënim real për çdo familje kosovare, për çdo qytetar, gazetar, pjesëtar të shoqërisë civile apo biznesmen, të cilët në çdo kohë tani e tutje mund të shantazohen për qëllime të ndryshme. Deri më tani, gjatë 20 vjetëve sa ruhen të dhënat personale në Telekomin e Kosovës, nga kjo qendër e përgjimeve nuk ka dal kurrë ndonjë e dhënë personale apo komunikim privat i qytetarëve të Kosovës. Të vetmit persona të autorizuar me ligj për të pasur qasje në këtë dhomë të përgjimeve janë Prokurori i shtetit, i shoqëruar nga zyrtari përgjegjës për komunikim me Prokurorinë brenda Telekomit”, tha Hoxha.
Hoxha tha se që nga dita e parë e kësaj qeverie, shihet qartë tendenca për ta pushtuar çdo institucion dhe çdo individ në mënyrë të paskrupulltë dhe në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
“Edhe vendimi i fundit në mesnatë mbrëmë, për të organizuar protestën sot nga qeveria e territ, është presion direkt ndaj vendimit të ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, shqetësim serioz paraqet skandali më i madh deri më tani i kësaj qeverie, siç është ndërhyrja e paligjshme në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës. Qytetarët e Kosovës janë shqetësuar për veprimin e paprecedent, të rrezikshëm, të paligjshëm dhe arbitrar të kryeministrit në largim Albin Kurti, zëvendësit të tij, Haki Abazi dhe Ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla për hyrjen e tyre të paligjshme në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës në muajin maj të këtij viti. Gjatë kësaj vizite të paligjshme dhe të rrezikshme, është konfirmuar që janë fikur për disa ditë kamerat e sigurisë që monitorojnë dhomën e serverëve të përgjimeve. Dhe nga kjo dyshohet që përmes këtyre zyrtarëve të lartë të qeverisë janë futur persona të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë marrë të gjitha komunikimet, telefonata dhe mesazhet e qytetarëve të Kosovës të ruajtura për 20 vite”, ka thënë Hoxha gjatë konferencës.
Deputeti i PDK-së tha se është urgjente që organet e drejtësisë konform përgjegjësive ligjore t’i vënë para përgjegjësisë dhe t’i arrestojnë zyrtartët e lartë të Telekomit të Kosovës.
“Është urgjente që pas këtij veprimi skandaloz, të paprecedent e të rrezikshëm, organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, konform përgjegjësive ligjore t’i vënë para përgjegjësisë dhe ti arrestojnë zyrtartët e lartë të Telekomit të Kosovës, anëtarët e Bordit dhe Drejtoreshën Ekzekutive që kanë shkelur ligjin dhe kanë lejuar qasjen e personave të paautorizuar. Po ashtu, ne i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që menjëherë të fillojë hetimet penale për këtë shkelje flagrante, të pa precedent, e të rrezikshme të Kryeminstrit Kurtit, Zëvendëskryeministrit Abazi dhe Ministrit të brendshëm Sveçla”, tha Hoxha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë