Cristian Pavon do të largohet nga Boca Juniors.

Sulmuesi i talentuar argjentinas është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë.


22-vjeçari mori pjesë edhe në Kampionatin Botëror duke luajtur disa ndeshje me Argjentinën.

Kjo ka bërë që për të interesim të shfaqin skuadrat e mëdha evropiane.

Lajmet e fundit që vijnë nga Argjentina, raportojnë se Pavon ka kërkuar largimin gjatë janarit nga klubi.

Pavon Cristian Pavon duke festuar një gol me fanellën e Boca Juniors (Getty Images)

Manchester City dhe Arsenal janë dy skuadrat më të interesuara për lojtarin.

Gjithsesi interesim për talentin argjentinas kanë shfaqur edhe Inter dhe PSG.

Boca Juniors është e gatshme ta lë të lirë lojtarin, por vetëm nëse paguhet shuma prej 40 milionë eurove.

BocaJuniorsvVelezSuperliga2018196olWmDXzGs4x

Në pesë ndeshjet e para në kampionatin argjentinas, Pavon ka shënuar dy gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app