Një video amatore shfaq momentin kur një burrë ikë për t’i shpëtuar nofullave të një ariu polar, në një ishull të largët në Arktik.

Banorët e fshatit të vogël Pyramiden ishin përpjekur të trembnin arinjtë, pasi një u pa duke nuhatur rreth motorëve të borës së banorëve të atjeshëm, transmeton Telegrafi.


Por videoja amatore e filmuar në ishullin Svalbard, tregoi momentin kur kafsha e egër nuk zmbrapset as pas breshërisë së plumbave të shkrepur në drejtim të saj.

Burri nuk kishte arritur që as edhe më një plumb ta godet – duke u detyruar të ikë me shpejtësi dhe të largohet me motor bore me shpejtësi.

Ky lloj ariu mund të vrapojë me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë, por burri  fatmirësisht rriti shpejtësinë derisa largohet – duke e detyruar ariun të ndalet. /Telegrafi/