LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht se në 20 shtete amerikane numri i të infektuarve me coronavirus po rritet, Fauci thotë se nuk është nevoja që SHBA-të sërish të mbyllen

Pavarësisht se në 20 shtete amerikane numri i të infektuarve me coronavirus po rritet, Fauci thotë se nuk është nevoja që SHBA-të sërish të mbyllen

Infektologu amerikan Anthony Fauci, ka deklaruar se nuk është nevoja që SHBA-të sërish të mbyllen, pavarësisht fakti se numri i të infektuarve me COVID-19 nuk është duke u zvogëluar.

“Duhet të bisedojmë për atë se si të kontrollojmë disa shtete amerikane ku është rritur numri i të prekurve me coronavirus”, ka shtuar Fauci, transmeton Telegrafi.

Sipas numrit të infektuarve dhe vdekurve, SHBA-të prijnë në botë. Edhe pse epiqendra e virusit fillimisht ishte në New York dhe New Jersey, autoritetet kanë arritur ta ndalin përhapjen, megjithatë në 20 shtete tjera amerikane numri i të infektuarve ka filluar sërish të rritet.


Siç raporton Zëri i Amerikës, Fauci gjatë një interviste dhënë për AFP, ka deklaruar se do të merren vendime të rëndësishme në nivel lokal kur i tërë vendi t’i kthehet normalitetit – bëhet fjalë për një çështje shumë delikate, hapjen e shkollave.

“Shtetet në të cilat nuk ka të prekur nuk ka ndonjë problem nëse hapen shkollat… Gjithashtu, disa pjesë të SHBA-ve ku infeksioni është minimal mund të ketë gjithashtu vazhdim të mësimit – thjesht duke ndarë njerëzit dhe të bartin maska”, ka shtuar Fauci.

Infektologun amerikan e brengos fakti që qytetarët nuk po i marrin parasysh rekomandimet e autoriteteve, që po u bëjnë thirrje të bartin maska mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Në vendin tonë kemi grupe njerëzish që plotësisht i respektojnë rekomandimet ku thuhet se duhet të bartin maska… Por shumë fotografi ku shihen bartet e mbushura me njerëz që qëndrojnë pranë njëri-tjetrit pa maska sikurse edhe në kisha, kjo është shumë shqetësuese”, ka thënë për fund Fauci. /Telegrafi/