I dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Sokol Halili të premten ka vrarë veten edhe pse Policia e Kosovës kishin bërë tentativë negocimi për dorëzimin e tij. 

Telegrafi ka arritur të siguroj fotografi nga shtëpia e familjes së të dyshuarit, Halilit, ku shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës.


Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e Sokol Halilit dhe i njëjti përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi ka vrarë veten.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla në Facebook. /Telegrafi/

317607505 1182861065918200 8394044847853841590 n

317853875 1283682265822515 7094066042668884902 n

318024406 678171807254469 3617590040702276463 n