Nga: Salman Rushdie
Përktheu: Granit Zela
Shkrimtarët janë qytetarë të shumë vendeve: të vendit të kufizuar dhe me kufij në realitetin e vëzhgueshëm të jetës së përditshme, të mbretërisë së pakufishme të imagjinatës, të tokës gjysmë të humbur të kujtesës, federatat e zemrës që janë të nxehta dhe të ftohta, shtetet e bashkuara të mendjes (së qetë dhe të trazuar, të gjerë dhe të ngushtë, normale dhe të marrë), janë kombet qiellore dhe skëterrore të dëshirës dhe, ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha vendbanimet tona, republika e papenguar e gjuhës. Këto janë vendet që Parlamenti ynë i Shkrimtarëve mund të mëtoj t’i përfaqësojë, me vërtetësi, me përulësi dhe krenari. Së bashku ato përbëjnë një territor më të madh se ai i qeverisur nga çdo fuqi botërore, megjithatë, mbrojtja e tyre kundër asaj fuqie mund të ngjajë shumë e dobët.
Arti i letërsisë kërkon, si kusht thelbësor, që shkrimtari të jetë i lirë të lëvizë midis vendeve të tij të shumta sipas dëshirës, pa pasur nevojë për pasaportë apo vizë, duke bërë atë që do me ta dhe me veten. Ne jemi minatorë dhe argjendarë, tregtarë të së vërtetës dhe gënjeshtarë, lolo dhe mbretër, bijë të ligjshëm dhe të paligjshëm, prindër dhe dashnorë, arkitektë dhe shkatërrimtarë. Fryma krijuese, prej vetë natyrës së saj, u reziston kufijve dhe vijave kufizuese, e mohon autoritetin e censurës dhe tabuve. Për këtë arsye, shumë shpesh ajo trajtohet si armike nga ata fuqi të mëdha ose të vogla, të cilët nuk e durojnë fuqinë e artit për të krijuar piktura të botës me të cilën ata grinden, ose gërryejnë, pikëpamjet e tyre më të thjeshta dhe më pak të hapura.
Megjithatë, nuk është arti i dobët, por artistët janë të pambrojtur. Poezia e Ovidit mbijeton, jeta e Ovidit u bë e mjerë nga të fuqishmit. Poezia e Mandelshtamit jeton, poeti u vra nga tirani që guxoi të përmendte. Sot, në mbarë botën, letërsia vazhdon të përballet me tiraninë, jo duke e kritikuar, por duke e mohuar autoritetin e saj, duke ecur në rrugën e vet, duke shpallur pavarësinë. Më e mira e asaj letërsie do të mbijetojë, por ne nuk mund të presim që e ardhmja ta çlirojë nga zinxhirët e censurës. Shumë autorë të persekutuar në njëfarë mënyre, do të mbijetojnë, por ne nuk mund të presim në heshtje që të marrin fund persekutimet e tyre. Parlamenti ynë i Shkrimtarëve ekziston për të luftuar për shkrimtarët e shtypur dhe kundër të gjithë atyre që i persekutojnë ata dhe veprën e tyre dhe për të ripërtërirë vazhdimisht shpalljen e pavarësisë pa të cilën të shkruarit është i pamundur; dhe jo vetëm të shkruarit, por edhe të ëndërruarit; dhe jo vetëm të ëndërruarit, por edhe të menduarit; dhe jo vetëm t ëmenduarit por vetë liria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAteistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Bokaçio në skenë
Ndjenja universale dhe një finesë e veçantë: Poezia “Buzë lumit” e Mirko Gashit
HISTORIA E SHKATËRRUAR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025