Patson Daka i Leicester City konsiderohet thesar kombëtar në Zambia: Ai merr lëvdata nga presidenti i vendit, paguan bonuse për ish-shokët e skuadrës dhe ndërtoi shtëpi për nënën e tij
Muajin e kaluar, vendi i Zambisë ishte në gëzim, pasi Patson Daka i Leicester City u bë lojtari i parë nga ky vend që shënoi një gol në Ligën Premier dhe atë ndaj Manchester United.
Vetëm pesë ditë më vonë, 23-vjeçari iu kthye sërish golave, kur shënoi katër herë për Leicesterin në triumfin e tyre në Ligën e Evropës ndaj Spartak Moskës.
Për Dakën, dritat e shndritshme të garave kryesore të Evropës janë shumë larg nga mjedisi modest i klubit të tij të parë, Kafue Celtic nga Zambia.
Daily Mail u takua me Lee Kawanu – që është drejtor i klubi Kafue Celtic – për të mësuar më shumë rreth njeriut që tani konsiderohet një thesar kombëtar në Zambia.
“I gjithë vendi ishte i bashkuar në emocione. Ju mund ta shihni atë kudo”.
“Të gjithë po flisnin për këtë, përfshirë presidentin,” ka thënë ai, duke iu referuar një postimi në Twitter që Daka mori nga lideri i vendit, Hakainde Hichilema.
Patson Daka, job well done. Very proud of you as a country. Continue making Zambia proud. pic.twitter.com/y73Fv7TKc7
— Hakainde Hichilema (@HHichilema) October 17, 2021
Megjithatë, me gjithë suksesin, Daka nuk i ka harruar kurrë rrënjët e tij.
Ndoshta nuk është shumë për t’u habitur, por kur ishte lojtar që luante në Superligën e Zambisë, ai paguhej 30 euro në javë dhe ia jepte direkt nënës së tij, pasi Daka ka një ndjenjë të fortë si për familjen ashtu edhe për komunitetin.
Sa herë që kthehet në Zambia, Daka sigurohet të ndalet në ish-klubin e tij – madje duke paguar edhe bonuse në rast fitoreje, siç ka bërë herën e fundit.
“Për fat fituam!”, ka thënë Kawanu për bonuset. “Askush nga ne nuk e priste. Ai bën gjëra të tilla. Ai ka ndihmuar me veshjet e stërvitjes dhe këpucët e futbollit”.
Familja, megjithatë, ka qenë gjithmonë e para për Dakën, me Kawanu që zbulon se Daka është kujdesur për nënën dhe motrën e tij më të madhe – pas vdekjes së babait të tij kur ai ishte vetëm 12 vjeç.
“Ai është kujdesur për nënën dhe motrën e tij më të madhe”.
“Ai e filloi me një rrogë të vogël. Ndërsa ishte ende këtu, ai arriti të ndërtojë një shtëpi për nënën e tij. Ai investonte çdo qindarkë që merrte për familjen. Ai është një djalë i mirë”, deklaron drejtori.
Fitimet e Dakës u rritën natyrshëm sapo ai u largua nga Zambia, duke u lidhur fillimisht me FC Liefering – klubi vëllazëror i RB Salzburg në ligën e parë austriake.
Brenda një viti, vetëm 20 vjeç, Daka kishte bërë një transferim prej 260,000 euro në Salzburg.
Marrëveshja u ndërmjetësua nga ish-lojtari i Malit, Frederic Kanoute, i cili ka luajtur te West Ham dhe Tottenham në karrierën e tij.
Kanoute siguroi që Kafue Celtic do të merrte një pjesë të konsiderueshme të çdo transferimi të ardhshëm si pjesë e marrëveshjes, diçka për të cilën klubi ishte shumë mirënjohës kur Leicester nënshkroi me Dakën për 27 milionë euro në qershor të këtij viti.
“Ne ishim një ekip i vogël i drejtuar nga xhepi im personal,” ka treguar Kawanu për ndikimin e të ardhurave të papritura që mori klubi kur Daka bëri lëvizjen e tij në East Midlands.
“Tani jemi në Superligë, duke garuar me ‘djemtë e mëdhenj’ dhe mund të plotësojmë buxhetin tonë”, deklaroi ai.
Zambia nuk ka asnjë gjasë reale për t’u kualifikuar në Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Katar, por Daka ende trajtohet si një hero sa herë që kthehet në shtëpi.
https://www.youtube.com/watch?v=Y5SPrFlzC_I&ab_channel=SocoTV
Lojtari i Leicesterit u dha tifozëve arsye për të brohoritur kur hapi rezultatin në fitoren 4-0 të Zambisë në shtëpi ndaj Mauritanës të shtunën.
Ata shpresojnë që Daka të jetë në gjendje të vazhdojë të gjejë rrjetën rregullisht për Zambinë dhe Leicesterin në vitet në vijim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari i ndeshjes ndaj Rennesit
Liverpool me një përmbysje të madhe fiton dramën e pesë golave ndaj Southamptonit
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat
"E dua shumë atë fëmijë" - Amorim tregon lojtarin e preferuar te Manchester United
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj