Please enter at least 3 characters.

Pasuria e Konjufcës: Tri banesa, tri parcela toke e shtëpi - disa i deklaron në emër të prindërve

2022/06/2022_06_07_Kryetari-Konjufca-zhvilloi-takim-virtual-me-kryeparlamentaren-polake-Witek-1-e1683308954727.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022.

Sipas asaj që ka deklaruar, Konjufca ka një banesë në emrin e tij, një depo dhe një parking.

Ndërsa, kryeparlamentari ka deklaruar edhe dy banesa të tjera, tri parcela toke dhe një shtëpi në emër të prindërve të tij.

Sa i përket kursimeve vetanake, ai ka deklaruar se ka 6 mijë euro para të gatshme, ndërsa kredi për banesë në vlerë prej 55 mijë eurosh. /Telegrafi/