Pastrimi i rrugëve dhe mirëmbajtja gjatë dimrit përplas këshilltarët e BDI me kryetarin Taravari

Mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve gjatë dimrit në Gostivar, ka sjellur polemika mes këshilltarëve të BDI-së dhe kryetarit Arben Taravari. Këshilltarja Teuta Minahi nga BDI tha se asnjë rrugë e fshatrave malore nuk është e pastruar dhe kërkoi për këtë çështje të debatohet dhe të jepet sqarim nga autoritetet komunale. Duke ju referuar Rregullores për punë, ajo tha se pastrimi i rrugëve duhet të jetë pikë e rendit të ditës dhe e para si e tillë në séancë të Këshillit.
“Duke ju referuar këtyre dy neneve dhe situatës së ngarkuar ditëve të fundit me rreshjet si dhe faktit se shumë fshatra malore, si: Strajan, Sërmnovë, Tërnovë, Padalisht, Gjenovicë, Simnicë, por edhe disa lagje tjera që nuk janë pastruar nga bora duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe të banorëve në të njejtën kohë, kërkoi që si pikë e parë e rendit të ditës të shtohet pastrimi i rrugëve me prioritet dhe akset që lidhin fshatrat malor. Komuna e Gostivarit nuk ka arritur të sigurojë shërbimin mirëmbajtës të rrugëve gjatë dimrit dhe u gjet e papërgatitur. Prandaj dua të kemi diskutim me problemin e krijuar – A kemi një kompani e cila do të menaxhojë me pastrimin e rrugëve gjatë dimrit? – Nëse kemi një të tillë, pse nuk ka pasur ndërhyrje në fshatrat e lartpërmendura? Është mungesë përgjegjësie përpara qytetarëve, ndaj sa më shpejtë duhet të reagojmë në dërgimin e mejteve në çdo rrugë dhe vend ku ka nevojë”, deklaroi këshilltarja nga radhët e BDI-së, Teuta Minahi.
Problemi për mospastrimin e rrugëve të fshatrave malore sipas kryetarit Taravari qendron te BDI. Ai i sugjeroi këshilltares Minahi përgjigjen e pyetjes ta kërkojë te krerët e partisë së saj në Gostivar.
“Unë shpresoja se kjo gjeneratë e këshilltarëve do jetë pak më ndryshe, flas për BDI-në dhe LSDM-në, por si duket përsëri do të humbni që në raundin e parë edhe pas katër viteve. Kjo qasje nuk bënë punë znj. Tetua. Pyetni në BDI, Mangnumin dhe kompanitë që janë afër BDI-së pse nuk pastrohet bora dhe ata të ju sqarojnë. Konkurojnë me pesë firma dhe pastaj i aknohen njëra-tjetrës dhe kështu u krijojnë probleme qytetarëve, fshatrave, lagjeve pasi nuk pastrohen rrugët. Ankesat shkojnë në Këshillin për shqyrtim dhe atje i keni njerëzit e tuaj dhe ata i pranojnë. Prandaj u kisha lutur të ju thoni krerëve tuaj të BDI që mos konkurojnë me pesë kompani dhe ti ankohen njëra – tjetrës pasi iu bëjnë problem qytetarëve. Këtë e bëni edhe me transportin e nxënësve. Nuk bëni mirë kështu Teuta, tregohu atyre në zyra se nuk bëjnë mirë kështu pasi i dëmtojnë qytetarët e kjo nuk është në rregull”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Aziz Dauti, këshilltar i BDI-së, duke përkrahur qëndrimin e koleges Minahi, tha se kjo pikë duhej të ishte në rend dite sepse është çështje që tangon qytetarët tanë.
“Kërkesa e koleges Tetuta ishte thjeshtë një kërkesë, sqarim rreth gjendjes që kemi në terren, pse nuk janë rrugët e pastruara. Para se me u vendos pika në votim kryetari kërkoi fjalë dhe na dha sqarim. Këtë sqarim ne mundeshim ta vendosin si pikë në rendin e ditës dhe kryetari të sqarohej. Edhe sqarimin e morëm pse rrugët nuk janë të pastruara. Çfarë të keqe shihni këtu për një propozim i cili është problem i qytetarëve”, deklaroi Aziz Dauti, këshilltarë nga BDI.
Mos bëni rolin e ushtarëve partiak, ishte reagimi I kryetarit Taravari ndaj këshilltarit Azizi. Sipas tij, këshilltarja nuk bëri propozim por një kritikë të pa vend.
“Aziz më vjen keq kur vini me letra prej partie, më vjen keq pasi ti je student im dhe unë të respektojë shumë, të vlerësojë shumë dhe mos u bëni ushtarë partiak pasi nuk shkon ashtu. Asnjërit prej këshilltarëve nuk e kam takuar sot e as ju kam shkruar letra sesi të veprojnë. Mendoni mirë, pasi ajo nuk kishte sugjerim dhe pikë po doli bëri një kritikë për të cilën nuk është ashtu realieti”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Pas debatit pika e propozuar nga këshilltarja Teuta Minahi nuk mori votat e mjaftuara për të qenë pjesë e rendit të ditës dhe për tu shqyrtuar nga ana e Këshillit të Komunës./TV GLOBI/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Zyrtarizohet lista e hapur e kandidatëve të PD-së në qarkun e Tiranës

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët