Spitalet në Bjellorusi përgjatë kufirit me Ukrainën janë stërmbushur me ushtarë rusë, thonë burime të Deutsche Welle.
Sapo u jepet mundësia, ata nga atje transferohen në Rusi. E gjithçka e mbajnë sekret, pasi që Minsku po tenton të shmang përfshirjen e saj në luftë, thonë ekspertët, transmeton Telegrafi.
Që nga 24 shkurt, kur ushtria ruse filloi pushtimin në Ukrainë, ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë vetëm një raportim sa i përket humbjeve: deri më 2 mars sipas tyre janë vrarë 498 ushtarë dhe 1.597 tjerë janë plagosur.
Në anën tjetër, Ukraina pretendon se bëhet fjalë për 13.500 ushtarë rusë të vrarë. E sipas Deutsche Welle, asnjëra palë nuk po i jep të dhënat e sakta.
Siç raportojnë mediat bjelloruse dhe kanalet në rrjetin Telegram, shumë ushtarë të plagosur rusë janë dërguar në Bjellorusi, ku po u ofrohen ndihma mjekësorë – e më pas transportohen drejt Rusisë.
Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti bjellorus Alexandar Lukashenko, pas pesë ditëve luftime, duke theksuar se vetëm në Gomel, Mosir dhe një qytet tjetër bjellorus po shërohen 170 ushtarë rusë.
Katër burime kanë konfirmuar për Deutsche Welle, se ushtarët rusë gjenden nëpër spitalet e këtyre qyteteve në jug të Bjellorusisë. Përveç kësaj, në Narvol jo larg kufirit me Ukrainën janë vendosur spitale mobile.
Sipas njëri prej bashkëbiseduesve të DW, në Mosir po arrijnë shumë të plagosur e mjekët nuk po guxojnë të flasin për këtë.
“Shpesh pa dorë, këmbë, vesh e sy”, ka thënë bashkëbiseduesi i DW.
Madje disa ushtarë janë dërguar me vonesë dhe nuk mund të bëhej asgjë për ta.
“Po të silleshin ushtarët në kohë, ata do të mund të shpëtoheshin”, tha një burim.
Sipas tyre, disa prej ushtarëve të plagosur me nga pesë ditë nuk kanë ngrënë asgjë – ishin të çorientuar, nuk kishin ide ku gjenden dhe kërkonin t’ju telefonin prindërve.
“Janë pacientë të lindur në vitin 2003 që vijnë nga rajonet e varfra të Rusisë. Ata në fakt janë fëmijë”, thanë burimet gjatë një bisede me ekipin e DW. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame