Kriza e krijuar nga përhapja e pandemisë së coronavirusit në ekonominë e Kosovës gjatë ditëve në vijim do të rezultojë me mbylljen e bizneseve dhe në rritjen e numrit të të papunëve në vend.
Kështu kanë vlerësuar Odat Ekonomike në vend, të cilët thonë se përveç mbylljes së ndërmarrjeve do të rrezikohet edhe burimi i të hyrave të shtetit.
Kryetari i Odës Ekonomikë Amerikanë në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, tha për Ekonomia Online se pas dëmeve të krijuara nga coronavirus do të fillojë mbyllja e bizneseve.
Zeka kërkoi nga Qeveria që të ndërmarrë hapa të shpejtë në përkrahje të bizneseve dhe në zvogëlimin e numrit të të papunëve.
“Pashmangshëm mbylljen e bizneseve do të shohim në ditët në vijim. Ky ka qenë edhe thelbi për të gjitha përpjekjet e Odës Ekonomike Amerikane dhe të asociacioneve tjera të biznesit që të gjejmë një modalitet të përkrahjes për ndërmarrje private të goditura në mënyrë direket ose indirekte që dëmi të jetë sa më i vogël dhe numri i punonjësve që do të mbeten pa punë të jetë sa më i vogël”.
Pasi që ende nuk dihet se sa do të zgjasë pandemia, Zeka thotë se dëmet duhet të rikuperohen për ta rikthyer ekonominë në binar.
“Ende është herët për të vlerësuar pasi që nuk e dimë sa do të zgjasë pandemia dhe dëmet reale, e cili do të jetë impakti real i tërë pandemisë në ndërmarrjet private dhe në ekonominë në përgjithësi. Këtu kërkohet veprim i shpejt i Qeverisë në vlerësimin e dëmeve kurdo që pandemia të përfundojë dhe ndërmarrja e masave përkatëse për rikuperimin e këtyre dëmeve dhe kthimin e ekonomisë në binarët e duhur”.
“Tashmë kemi hyrë në krizë. Jo vetëm ndërmarrjet rrezikohet edhe burimi i të hyrave të shtetit sepse shteti do të ketë më pak të hyra për shkak të aktivitetit ekonomik të reduktuar gjatë muajve të pandemisë por edhe më vonë nëse rrezikohet ekzistenca e shumë ndërmarrjeve”, u shpreh Zeka.
Për këtë edhe Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Qeveria që ta fillojë zbatimin e pakos, dhe pas kësaj të ketë edhe një pako tjetër që e mundëson rimëkëmbjen e ekonomisë se vendit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi tha se Kosova çdo ditë po humb nga 10 milionë euro.
Rukiqi kërkon edhe një pako tjetër që do të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Ne e shohim se kemi një humbje ditore rreth 10 milionë euro dhe kjo është një rëndesë e madhe për ekonominë e vendit, duhet të kemi një plan se çka pas coronavirusit që t’i ruajmë vendet e punës, ndërmarrje dhe likuiditetin”.
“Për këtë duhet veprime të shpejta emergjente. Pako të zbatohet dhe ta kemi një pako tjetër që e mundëson rimëkëmbjen e ekonomisë se vendit. Kemi një risk të madh që të kemi humbje të vendeve të punës”, ka thënë Rukiqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë