LAJMI I FUNDIT:

Pasi u sulmua verbalisht nga Ivica Daçiq, Komisionari për Zgjerim i BE-së sot viziton Malin e Zi

Pasi u sulmua verbalisht nga Ivica Daçiq, Komisionari për Zgjerim i BE-së sot viziton Malin e Zi

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, viziton sot Malin e Zi, për të biseduar me kryeministrin e këtij vendi, Dushko Markoviq.

Të enjten, Varhelyi takoi në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili shprehu mbështetjen e tij për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, të propozuar nga Komisioni Evropian.

Kjo metodologji thuhet se do ta bëjë procesin e anëtarësimit në BE më të besueshëm, më të parashikueshëm dhe me gjithë-përfshirje politike.


Nëse miratohet nga vendet anëtare të BE-së, metodologjia e re do të aplikohet automatikisht për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Daçiq shkakton “skandal diplomatik”, sulmon verbalisht Komisionerin Evropian – ai e ndal mikrofonin dhe largohet nga takimi
Lexo po ashtu Daçiq shkakton “skandal diplomatik”, sulmon verbalisht Komisionerin Evropian – ai e ndal mikrofonin dhe largohet nga takimi

Serbia dhe Mali i Zi, që tashmë i kanë nisur negociatat me Brukselin, do të mund të zgjedhin midis qasjes aktuale dhe metodologjisë së re, shkruan rel.

Vuçiq tha se Serbia do të mund të përfitojë nga plani i propozuar, i cili u jep vendeve anëtare rol më të fuqishëm në bisedimet e anëtarësimit.

Ndryshe, gjatë një takimi të tij me kryeministren serbe Ana Brnabiq dhe ministrat e saj, ka ndodhur një “skandal diplomatik”.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, gjatë takimit ka ardhur deri tek një moment i pakëndshëm kur ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka sulmuar verbalisht mysafirin, i cili më pas u largua nga takimi.

Varhelyi, i cili mori detyrën në dhjetor, tha se zgjerimi i BE-së me Ballkanin është “prioriteti i tij më i madh”.

“Në fund të mandatit tim, do të doja që së paku një vend i rajonit të jetë gati për anëtarësim”, tha diplomati hungarez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Kalo në kategori