Ditë më parë kishte qarkulluar një lajm se deri në 150 milionë amerikanë mund të preken nga coronavirusi, e këto pretendime të mjekëve i ka konfirmuar një kongresiste në kohën kur janë rritur shqetësimet se 1,700 raste tashmë janë konfirmuar në SHBA dhe 41 vdekje si pasojë e infeksionit të virusit vdekjeprurës.

Kongresistja Rashida Tlaib, ka konfirmuar pretendimet e mjekut të Kongresit amerikan Brian Monahan, i cili u ka thënë ligjvënësve se parashihet që nga 70 deri në 150 milionë qytetarë në SHBA mund të infektohen me coronavirusi


Ajo pranoi se hapësirat publike, aeroportet, rrugët, autostradat tashmë janë zbrazur dhe shumë pak vetura po qarkullojnë. E në këtë situatë paniku, qytetarët ia kanë mësy marketeve që të furnizohen me produkte të ndryshme ushqimore dhe sanitare.

Parku Disney dhe Capitoll Hill janë vetëm disa nga vendet e shumta që janë mbyllur për publikun, derisa Broadway tashmë nuk po e frekuentojnë.

Në anën tjetër zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë u kanë kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë, e ky informacion për infeksion masiv që ishte nxjerrë nga takimi me dyer të mbyllura në Senat gjatë të martës, ku u është thënë se duhet të përgatiten për më të keqen, ka alarmuar qytetarët.

Kongresistja Tlaib kishte pyetur Anthont Faucin, kreun e Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse, për parashikimin e dhënë nga kolegu i tij në këtë seancë në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai tha se rreth 46% e popullatës në SHBA mund të infektohet me virus.

E këto lajme kanë alarmuar qytetarët që janë mbyllur nëpër shtëpi dhe disa të tjerë që nuk kanë blerë rezerva të ushqimit po presin në radhë para marketeve, imazhet e shkrepura nëpër SHBA ngjajnë shumë me skenat e filmave apokaliptik të Hollywood-it. /Telegrafi/

1 151 Qytetarët e New Yorkut duke blerë edhe ata pak artikuj ushqimor që ka mbetur në një market në Queens

2 58 Capitol Hill është mbyllur për vizitorët nga frika e përhapjes së coronavirusit

3 45 Mbyllet përkohësisht parku Disneyland – e tëra po bëhet që të shmangen turmat dhe gjasat për përhapje të virusit

4 37 Pak njerëz në destinacionin e njohur turistik Fisherman në San Francisco

5 34 Dyqanet e zbrazëta dhe zona e pasagjerëve në aeroportin Newark – më saktësisht në terminalin B

6 24 Qytetarët e New Yorkut duke blerë artikuj të ndryshëm ushqimor, pas situatës kaotike të krijuar nga coronavirusi

7 22 Duke pritur në radhë të gjata brenda një marketi në Brooklyn

8 20 Punonjësja e aeroportit duke punuar brenda terminalit të zbrazët të aeroportit ndërkombëtar LAX në Los Angeles

9 18 Rrugët e New Yorkut gjysmë të zbrazëta pas lajmit se 150 milionë amerikanë mund të infektohen me coronavirus

10 16 Raftet e thata brenda një marketi në New York

11 14 Kongresistja Rashida Tlaib duke pyetur Anthony Faucin, kreun e Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive

12 13 Anthony Fauci, duke raportuar para ligjvënëse amerikanë

13 11

14 8

16 5 Anulohen aktivitetet kulturore performancat në sallën e operës

17 5

18 5

19 7

20 5

21 4

22 6

23 3 Stadiumi Hammond ku janë anuluar ndeshjet e bejsbollit mes Minnesota Twins dhe Baltimore Orioles

24 3

25 3

26 3 Pas rënies së çmimit të derivateve, radha të gjata para pompave në Miami

27 2

28 2

29 2

30 2

31 1

32 1