LAJMI I FUNDIT:

Pasi nuk u lejua të shkojë në Luginë, Sveçla viziton këndin e shtëpizave dhe disa biznese në veri

Pasi nuk u lejua të shkojë në Luginë, Sveçla viziton këndin e shtëpizave dhe disa biznese në veri

Pasi Serbia ia refuzoi kërkesën ministrit Xhelal Sveçla për të vizituar Luginën, me rastin e festës së Krishtlindjeve ai vizitoi Kishën katolike në Mitrovicë si dhe këndin e shtëpizave dhe disa biznese në veri të Mitrovicës.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në Kishën katolike u mirëprit nga Don Bardhec Zymi, për të cilin tha se është një pastor i zellshëm dhe veprimtarë kombëtar.

Serbia nuk e lejon vizitën e ministrit Sveçla në Luginë, MPJD e quan pjesë të provokimeve
Lexo po ashtu Serbia nuk e lejon vizitën e ministrit Sveçla në Luginë, MPJD e quan pjesë të provokimeve

“Pritje e ngrohtë e festive me rastin e festës së Krishtlindjeve në Kishën katolike në Mitrovicë, ku u mirëpritëm nga Don Bardhec Zymi.


Don Beni i cili na mirëpriti sot në Kishë, përveç se një pastor i zellshëm e shembullor është edhe veprimtar kombëtar. Ai përcjell shembullin më të mirë që bart edhe festa e Krishtlindjeve, të mirësisë, paqes e dashurisë mes njëri tjetrit.

Nga aty, me kënaqësi bashkë me aktivistë e kandidatë për deputetë vizituam familjen e Mikel Dishpallit në Mitrovicën e Veriut, një argjendar tashmë në pension i cili me bashkëshorten e tij Lajde Kurti Dishpali mësimdhënëse shumë e respektuar po ashtu e pensionuar.

Vlerësoj lartë mikpritjen e tyre sot e qëndresën e tyre të vazhdueshme që pavarësisht sfidave, kërcënimeve e presioneve me të cilat janë ballafaquar në vazhdimësi, nuk kanë lëshuar pronën e tyre në veriun tonë.

Nuk kisha se si të kthehem në Prishtinë pa e vizituar këndin e shtëpizave dhe disa biznese në veri të cilat po punojnë që të gjithë qytetarëve pa dallim tu ofrojnë atmosferë të ngrohtë e festive.

Festa të gëzuara e me begati”, ka shkruar Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori