LAJMI I FUNDIT:

Pasi e kuptoi se ka fituar në lotari, reporterja u tha kolegëve në studio gjatë transmetimit live se po e lë punën – zhgënjehet kur e kupton se u gëzua para kohe

Pasi e kuptoi se ka fituar në lotari, reporterja u tha kolegëve në studio gjatë transmetimit live se po e lë punën – zhgënjehet kur e kupton se u gëzua para kohe

Reporterja e një televizioni spanjoll e cila gjatë transmetimit live porositi kolegët e saj në studio se nga nesër nuk do të shkojë në punë pasi “ka fituar në lotari”, nuk e dinte se bëhej fjalë vetëm për një shumë të vogël sepse çmimi ndahej për Krishtlindje mes fituesve.

Natalia Eskudero, që punon për televizionin RTVE, filloi të bërtet para kamerës – për ta kuptuar disa momente më pas se ka fituar vetëm 5,000 euro e jo 4 milionë siç ajo pretendonte, transmeton Telegrafi.

Çmimi kryesor i lotarisë së Krishtlindjeve ishte 4 milionë euro, por ai çmim do të ndahet mes fituesve. Më vonë Eskudero ka kërkuar falje për mënyrën se si kishte reaguar gjatë transmetimit live.


Ajo pranoi se pendohet për mënyrën se si është sjellë në mënyrë kaq “emocionuese”, dhe se dëshiron të shpjegoj para shikuesve arsyen e veprimeve të saj.

Eskudero u kritikuar për mungesë profesionalizmi gjatë transmetimit live, që në masë të madhe u shpërnda në rrjetet sociale. Në video ajo kërcen nga gëzimi derisa shampanja po fluturonte në të gjitha anët, pasi kishte bërë të ditur se është fitues e çmimit kryesor të lotarisë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Familja më e madhe në Amerikë ka 19 fëmijë

Familja më e madhe në Amerikë ka 19 fëmijë

Reagimi i çuditshëm i qenit, që ngrëni kërpudha ‘magjike’ (Video)

Reagimi i çuditshëm i qenit, që ngrëni kërpudha ‘magjike’ (Video)

​Gruaja e parë ngjitet në majë e malin të  shenjtë në Indi (Video)

​Gruaja e parë ngjitet në majë e malin të  shenjtë në Indi (Video)

Kalo në kategori