Gjermania ka dërguar sasi minimale të armëve në Ukrainë nga marsi, kështu të paktën tregojnë dokumentet që kanë “rrjedhur” dhe i kanë siguruar mediat gjermane, shkruan Business Insider.
Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar javën e kaluar Gjermaninë, që Ukrainës të mos i ofrojë mbështetje ushtarake – në kohën kur Gjermania duket se po e bën një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.
Ky vend ka dërguar vetëm dy herë armë nga marsi, bazuar në dokumentet që i ka siguruar e përditshmja gjermane Welt am Sonntag.
Qeveria gjermane ka zvogëluar mbështetjen ushtarake javët e fundit – duke dërguar vetëm dy herë armë në Ukrainë nga 30 marsi deri më 26 maj, thuhet në këto dokumente.
Gjatë këtyre dy dërgesave janë përfshirë armë të kalibrit të vogël siç janë minat anti-tank. E Scholz tashmë ka refuzuar të dërgojë tanket gjermane dhe mjetet e tjera të blinduara për këmbësori, pati shkruar Bild në prill.
Ukraina ka kërkuar nga Gjermania edhe raketa anti-anije Harpoon, kërkesë kjo që nuk është miratuar nga Gjermania, thuhet ndër tjera në dokumentet e siguruara nga Welt am Sonntag.
“Informacionet për dërgesat e armëve janë të sigurta dhe të besueshme, ju lutem për mirëkuptim që nuk mund të japim informacione të detajuara”, tha zëdhënësi i ministrisë gjermane të Mbrojtjes.
Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk është përgjigjur menjëherë në kërkesën e Business Insider për të komentuar këtë ngjarje. Ky raportim vjen vetëm tri ditë pasi që Putin paralajmëroi Scholzin dhe presidentin francez Emmanuel Macron, sa i përket dërgesave të armëve në Ukrainë.
Në bisedën telefonike të tre liderëve, Putin ka theksuar se vazhdimi i shpërndarjes së armëve në Ukrainë do të rrezikonte “akoma destabilizimin e situatës”, shkruan Die Welt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë