LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, reagon Klinaku: Poshtërsia tjetër ndaj Salih Mustafës – le t’i paguaj gjykata ata që i konsideron viktima

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, reagon Klinaku: Poshtërsia tjetër ndaj Salih Mustafës – le t’i paguaj gjykata ata që i konsideron viktima

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për 207 mijë euro dëmshpërblim për viktimat në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës.

Klinaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook e ka quajtur këtë vendim “poshtërsi e Gjykatës Speciale”.

Sipas tij, këto para duhet t’i paguaj gjykata, kjo siç u shpreh ai sepse po i konsideron viktima.


Gjykata Speciale vendos 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e Salih Mustafës
Lexo po ashtu Gjykata Speciale vendos 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e Salih Mustafës

“Poshtërsia tjetër në Gjykatën Speciale: Përveç që e kanë dënuar padrejtësisht e politikisht me 26 vite burg, marrin vendim kundër Calit që t’i paguaj ‘viktimat’ me 207,000 euro. Me siguri që kështu nuk ka qenë as në kohën e Jugosllavisë. P.S – Le t’i paguaj gjykata ata që i konsideron viktima, sepse para po kanë për vehten e tyre”, ka reaguar Klinaku përmes Facebook-ut.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka vendosur sot 207 mijë euro dëmshpërblim për viktimat në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafa.

Shuma prej 207 mijë euro do të ndahet për tetë viktima dhe për këtë u tha se është përgjegjës, Salih Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori