LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit të Kushtetueses, 7 shkurti datë e mundshme për zgjedhjet parlamentare

Pas vendimit të Kushtetueses, 7 shkurti datë e mundshme për zgjedhjet parlamentare

U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin për dërgimin e vendit në zgjedhje, ka përfunduar takimet me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Përderisa përfaqësuesi i NISMA-s Socialdemokrate, tha se kjo parti preferon fillimin e shkurtit si datë e përshtatshme për zgjedhje nga AKR thanë se qëndrimi i tyre është që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Edhe përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kosovë janë shprehur të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.


Analisti i çështjeve politike, Rasim Alija thotë se koha optimale për mbajtjen e zgjedhjeve është java e parë e muajit shkurt.

“Data e zgjedhjeve afërsisht sillet te java e fundit e janarit apo java e parë e shkurtit, mirëpo data optimale është 7 shkurti sipas të gjitha afateve kushtetuese. Edhe pas shpalljes së aktvendimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese i bie që 7 shkurti është data më optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Rasim Alija.

Data e zgjedhjeve nuk mund të shpallet nga Osmani pa u publikuar aktvendimi i plotë nga Gjykata Kushtetuese./Telegrafi/

Kronika nga minuta e 8:00 në videon e mëposhtme.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori