Në orët e para të 26 nëntorit të një viti më parë, Shqipëria është dridhur nga një tërmet prej 6.4 të shkallës Rihter, ku si pasojë patën vdekur 51 persona dhe shumë familje mbetën pa kulm mbi kokë.
Kjo ngjarje që filloi si një ëndërr e keqe dhe tragjedi, shumë shpejt u shndërrua në një shkëndijë të humanizmit kombëtar. Kosova ishte ajo e cila priti duar hapur shumë nga ato familje, që kishin nevojë për strehim, duke e kthyer kështu mikpritjen e madhe shqiptare gjatë luftës së Kosovës, raporton RTV Dukagjini.
Shumica e familjeve shqiptare të tronditura nga tërmeti, tashmë janë kthyer në vendbanimet e tyre në Shqipëri, po ka edhe të tilla që tashmë janë zhvendosur tërësisht në Kosovë. Në mesin e tyre është edhe familja 8-antarëshe Kasa nga Kukësi.
Zylfete Kasa, rikujton tmerrin që kanë përjetuar pikërisht atë natë kur tërmeti i gjeti në gjumë.
“Në ato momente u kanë ora 4 e sabahit. Krejt jemi kanë në gjumë. Kur ka ra tërmeti kam ni unë edhe kam piskat sa kam pas za dhe e kom ndi një trishtim. Fëmijë kallaballëk, kom bërtit me u qu. Ra kulmi i shtëpisë e u bo rrafsh gjithçka. Çka pat i mbuloj. Gjithçka çka kemi pas na u prish. S’morëm asni sen. Tash që e kam një kulm jam shume e kënaqen me vendqëndrimin ku jetoj. Pavarësisht kushteve, nuk mendoj a pom bjen tavani a po bjen kulmi i shpise, a pom qahet shpia a pom vrahen fmija”, tha ajo.
Kur humbën shumëçka nga tërmeti, familja Kasa u zhvendos në Shamalluk të Podujevës, pasi që një shok i tyre ua liroi tokën. E krejt çka patën e shitën për ta ndërtuar shtëpinë në Kosovë.
“Tokën ma ka falë Bes Latifi i Podujevës. Shpinë mka ndihmu Rasim Sheholli, miku jem bashkë me djalin e vet Burimin. Sa kanë pas mundësi me më ndihmu mkan ndihmu. Ktu na kanë prit shumë mirë. Na kan ndihmu, na kan pru miell, na kan pru ushqime, shumë mirë”, tha ajo për RTV Dukagjini.
Ndonëse tani jetën e kanë të sigurt, në këtë fshat rreth 200 metra larg kufirit Kosovë-Serbi, ata tregojnë se po vazhdojnë të përballen me probleme financiare.
“Tash për momentin e kem shumë të vështirë jetesën. Shteti nuk na ka ra mas. Komuna sna ka ra mbrapa. Jam kan i kam kërku sna kanë dhanë asnjë lloj zgjidhjeje. Kon nuk njohim, kon nuk dimë. T’paktën me naj dhanë naj letër me u bo edhe na kosovar. Jeta është shumë e vështirë. Hajde hyjmë mrena, sot i kom 50 killa miell. Hina mrena kqyr krejt, me tavan e krejt. S’kom sen, s’kom rrogë, papunësia në kulm. S’na nimon kush, s’na jep kontratë pune se nuk njeh kush jom, prej nga jom”.
“Fëmija dojnë me hangër dojnë mu vesh, jon kallaballëk. Dojnë tesha, sun i çon në shkollë lecka lecka. Na të varfër po po ata dojnë me hangër, lypin bukë, lypin kundra apo papuçe qysh i thoni ju. Nuk e din ata çfarë gjendje e kena. Ata dojn me hangër. U boj thirrje të gjithë atyre që kanë dëshirë të na ndihmojnë. Na të papunë jena, si burri si unë. Une mo skom takat me punu, se jom e paralizume. Po me na ndihmu, çka të mujnë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës