Këngëtarja e njohur Argentina Ramosaj së fundmi publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me DJ Geek.

Kënga e titulluar “Sekreti” u prit shumë mirë nga publiku, dhe si në çdo paraqitje tjetër, edhe këtë herë, Argjentina erdhi me shumë stil.


Pas punës për këtë projekt, këngëtarja ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo së bashku me bashkëshortin dhe djalin e tyre të vogël, janë duke kaluar disa ditë të mira pushimi në Sveti Stefan.

Në disa imazhe të publikuara në Instagram, Argjentina shfaqet mjaft në formë, teksa pozon me bikini.

Ajo vë në pah linjat e saj trupore, të cilat janë të lakmueshme nga çdo femër.

ars

Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Argjentinën, pasi “Sekreti” është kënga e saj e katërt e publikuar këtë vit, dhe mund të thuhet se gati çdo projekt i saj ishte i suksesshëm. /Telegrafi/