LAJMI I FUNDIT:

Pas më shumë se 70 ditë izolimi total për shkak të coronavirusit, në Kinë rihapen tregjet që shesin insekte të ndryshme

Pas më shumë se 70 ditë izolimi total për shkak të coronavirusit, në Kinë rihapen tregjet që shesin insekte të ndryshme

Në rrugët e Kinës ka filluar të shiten sërish, akrepa, shumëkëmbësh dhe insekte tjera të fërguara, pasi për afro 70 ditë nuk u lejuan të shiten për shkak të shpërthimit të pandemisë së coronavirusit.

Shitës në tregjet e natës në Nanning ofrojnë specialitete të ndryshme me oktapod, peshq të ndryshëm e deri te orizi i kombinuar me insekte të rralla, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte aty shiten merimanga e krijesa tjera, që gjatë kohës së pandemisë konsiderohej vepër ilegale nëse dikush kapej duke i shitur.


Tregje të ngjashme në provincën Hubei më saktësisht në qytetin Wuhan, kishin nxitur shpërthimin e pandemisë që pushtoi botën dhe prej atëherë autoritetet kineze kishin urdhëruar mbylljen e tyre. /Telegrafi/