Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 5 mars 2024, ka shkarkuar bordin e drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, dhe ka emëruar një të përkohshëm.
Por, me këtë vendim të ekzekutivit nuk po pajtohet bordi i shkarkuar, i cili përmes një reagimi publik ka thënë se përgjatë kohës sa ka qenë në detyrë, ka bërë shumë punë në dobi të qytetarëve që furnizohen me ujë nga kjo kompani.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Lidhur me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për shkarkimin e Bordit të KRU “Hirdroregjioni jugor” sh.a., marrë me datë 05.03.2024, ne anëtarët e këtij Bordi: Feim Fetoshi, Mirlinda Morina, Naim Kukaj, Hysni Çanta dhe Biljal Karadolami deklarojmë:
Falënderojmë Kryeministrin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës që për një periudhë prej 18 muajsh na mundësoi që të përfaqësojmë Bordin te kësaj Kompanie. Kemi kënaqësinë të informojmë Kryeministrin dhe opinionin publik se përkundër që u përgjysmua mandati ynë 3 vjeçar, ia dolëm të bëjmë punë të mëdha në të mirën e Kompanisë dhe të qytetarëve që furnizohen me ujë nga kjo Kompani.
Absolutisht nuk qëndron arsyetimi i ministreshës Rizvanolli, i dhënë në Qeveri për propozimin e shkarkimit të këtij Bordi. Me përgjegjësi të plotë penale dhe morale, deklarojmë se e vërteta për këtë Bord është krejt tjetër nga ajo që ka prezantuar zonja Ministresha.
Ajo thotë: “Bazuar në raportin vjetor për vitin 2022 dhe raportin vjetor për 2023, Kompania Rajonale e Ujit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka devijuar nga caqet e përcaktuara nga Bordi i Drejtorëve në planin e biznesit”
E vërteta është kjo:
Ky bord ka vepruar vetëm 4 muaj në vitin 2022, gjersa miratimi i raportit vjetor 2023 ka qenë i planifikuar të bëhet me datë 12.03.2024, pra ende nuk ekziston raporti vjetor 2023. Tani këtu lind pyetja, si mund të bëhet përgjegjës ky bord për vitin 2022 kur ka vepruar vetëm 4 muajt e fundit të këtij viti, si dhe si mund të thirret Ministresha në raportin e vitit 2023 kur të njëjtin ende nuk e ka në dispozicion, pasi i njëjti ende nuk ekziston, përkundër faktit se edhe kur të krijohet raporti në fjalë do të shihet se nuk ka devijime por përkundrazi shumë avancime.
Nëse me termin DEVIJM, bashkëpunëtorët e Ministreshës kanë menduar në ndaljen e keqpërdorimeve, ndaljen e korrupsionit, ndaljen raportimeve fiktive dhe të rrejshme, rritjen e pagesës për ME-në nga KRU “Hidroregjioni Jugor” për së paku 12000 Euro në vit, dhe vendosjen e ligjshmërisë, atëherë ajo mund të qëndrojë, pasi Bordi ynë i ka bërë këto!
Edhe pretendimi tjetër se ka munguar komunikimi me Njësinë për Politika dhe Monitorim të ndërmarrjeve publike nuk qëndron, pasi ato kanë qenë të rregullta dhe të shpeshta, bile – bile shpesh kemi kërkuar ne, që t’i takojmë e të konsultohemi me ta, pa përfshirë këtu komunikimet e rregullta në rrugë zyrtare. Nuk ekziston as edhe një rast që mos t’i jemi përgjigjur ndonjë kërkese të tyre qoftë me shkrim apo kontakteve direkte.
Ky Bord, aq mirë, aq shumë dhe aq pastër ka punuar, sa që iniciuesit e këtij shkarkimi nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë as edhe një arsyetim sado të vockël e që qëndron për të na shkarkuar.
E vërteta është se ky Bord ka bërë punë të madhe dhe shumë efikase në zbulimin, identifikimin dhe eliminimin e shumë problemeve në këtë Kompani! Për të gjitha këto, në hollësi kanë qenë të informuar edhe Ministria e Ekonomisë, konkretisht Zëvendësministri Getoar Mjeku, Drejtori i Njësisë Valon Perbreza, këshilltarja Merita Ejupi si dhe përmes disa shkresave me email edhe vet ministresha Artane Rizvanolli! Më vonë kuptuam se pikërisht puna jonë profesionale dhe e përpiktë ishte ajo që nuk ju pëlqente! Në vend të përkrahjes dhe inkurajimit për punën që bënim, ata na bënin presion permanent, qoftë për të mos ndërmarrë veprime që vendosin ligjshmëri dhe ndalin keqpërdorimet, qoftë për të rekrutuar njerëz të caktuar sipas preferencave të tyre në pozicione të larta në Kompani.
Në fillimi kishim çudinë tonë se pse ndodhnin këto anomali dhe diskrepanca, por me kalimin e kohës u qartësua se të gjitha keqpërdorimet e ish kryeshefit Zenel Zenelaj dhe bashkëpunëtorëve të tij kishin mbështetjen dhe përkrahjen e plotë të Zëvendësministrit Getoar Mjeku, Drejtorit Valon Perbreza, dhe këshilltares Merita Ejupi. Pastaj kuptuam se kjo treshe kishte edhe një mentor dhe koordinator nga jashtë, deputetin Salih Zyba, i cili shkoi aq larg sa e obligoi Kryesuesin që të takohej me të, ku edhe i ushtroi presion të drejtpërdrejtë deri në shantazhim që në asnjë mënyrë të mos hetohen të bëmat e njeriut të tij, kryeshefit Zenel Zenelaj.
Deputeti Zyba do të duhej ta kuptonte, se dinjitetin dhe qëndresën ndaj funksionimit ligjor e profesional të Bordit nuk mund ta thente dot.
Kësaj katërsheje i pengonte puna jonë sepse ne ishim vetja, ne respektonim ligjin dhe kodin Etik të qeverisjes korporative, ne e mbajtëm fjalën dhe zotimin se do të punojmë me nder dhe do të luftojmë korrupsionin dhe keqpërdorimet cilado qofshin ato. Në vazhdimësi tentuan të na shndërrojnë në Bord “Kukull”, që vendimet t’i marrim vetëm me udhëzimet e tyre. Këtë nuk e kemi pranuar, prandaj edhe organizuan shkarkimin tonë. Ndjehemi krenar për punën që e kemi bërë me përkushtim më të lartë e ndërgjegje të pastër. Por edhe më krenar qe jemi shkarkuar, për shkak se nuk jemi shantazhuar dhe nuk kemi pranuar të hyjmë në ujëra të ndotura për asnjë kompromis.
I themi Valon Perbrezës se dukej tejet i ulët dhe i mjerë, kur me 11 Nëntor 2023, na thirri (anëtarët e Bordit pa Kryesuesin) me urgjencë duke na dhënë ultimatum që për 2 orë të shkojmë në zyrën e tij në Prishtinë, e kur shkuam, herë na lutej, herë na shantazhonte, e herë na joshte, me pozicione të reja vetëm që ne të tjerët ta bindim Kryesuesin e Bordit tonë që të jepte dorëheqje dhe atë për të vetmen arsye se ai kishte kurajon dhe guximin që bashkë me ne të vendosnim ligjshmëri në kompani dhe të dënojmë keqbërësit, përkundër presioneve permanente që vinin pa ndërprerje nga kjo katërshe.
Na vjen keq që Ministrja Rizvanolli ra në lajthitje të personave të cekur më lartë dhe e ndali në gjysmë punën tonë të madhe në të mirë të kompanisë, dhe atë pa kurrfarë paralajmërimi apo vërejtje për punën tonë, por si gjithë opinioni edhe ne kuptuam nga mediat këtë vendim.
Falënderojmë shumë punonjësit e ndershëm, punëtorë me integritet në KRU “Hidroregjioni jugor” sh.a. që me informacionet e tyre na ndihmuan që sadopak të arrijmë të pastrojmë kompaninë nga keqbërësit dhe keqmenaxhuesit me të cilët tani është duke u marrë Prokuroria dhe Policia për Krime Ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A