Në Brigarën për mbrojtje nga zjarri në Shkup, pas motit të ligë dhe reshjeve të rrëmbyeshme, kanë arritur njoftime për objekte të vërshuara në fshatrat Creshevë dhe Stajkovcë.

"Ekipi i zjarrfikësve janë dërguar për intervenim në disa shtëpi në fshatrat Creshevë dhe Stajkovcë", tha për AIM Xvonko Tomevsi, komandant i Brigadës së zjarrfikësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Moti i ligë në disa pjesë të Shkupit ka shkaktuar probleme edhe në realizimin e komunikacionit dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas DPHM, reshje më intenzive pritet të ketë në pjesët perëndimore të vendit./Telegrafi/