Dua Lipa solli turneun e saj “Future Nostalgia" në Budapest teksa komandonte skenën gjatë ditës së parë të Festivalit Sziget 2022 të mërkurën mbrëma.

Ylli 26-vjeçar i muzikës performoi një numër të hiteve të saj nga albumi “Future Nostalgia”, ndërsa kishte veshur një kostum me material lëkurë të aligatorit, që nxirrte në pah linjat e saj trupore.


Festivali, i cili do të zgjasë deri më 15 gusht, do të mirëpresë në skenë edhe emra të njohur si: Justin Bieber, Arctic Monkeys dhe Tame Impala, shkruan DailyMail.

dua1

Dua dukej mjaft seksi me paraqitjen e saj në skenë, duke i lënë pak vend imagjinatës.

Ajo kishte veshur një palë geta me material rrjete të zeza, kombinuar me një palë çizmet të zeza të materialit saten.

dua2

Flokët e saj të gjatë dhe të zinj, ishin lënë në valë të lirshme dhe valëviteshin mbi shpinën e saj ndërsa ajo performonte.

Dua vendosi pak rimel ngjyrë ari që vezullonte në qepallat e saj dhe përdori një astar të zi për t'i dhënë pamjes një vështrim edhe më të zjarrtë.

dua3

Sa i përket aksesorëve, fituesja e çmimit “Grammy” ishte zbukuruar me një palë vathë që shkëlqenin nën dritat e skenës.

Dua dha një performancë me energji të lartë ndërsa vazhdoi me koreografinë intensive të kërcimtarëve të saj në sfond.

dua4

Në një moment gjatë performancës - kur ajo me sa duket po interpretonte hitin “Levitating” - ajo u ngrit në ajër nga tre kërcimtarë të veshur tërësisht në të zeza.

Kërcimtarët gjithashtu përdorën rekuizita të pasqyruara në formë zemre ndërsa rrethuan Duan në fund të një piste.

dua5

Skena e Duas u ndriçua me sfonde ngjyrë rozë, të kuqe dhe vjollcë dhe ndriçim koordinues që ndihmuan ta bënin edhe më magjike performancën e saj të “Future Nostalgia”.

Në fund të spektaklit, Dua dhe kërcimtarët e saj morën rrugën drejt skajit të skenës dhe me sa duket morën një flamur shumëngjyrësh me porosi nga një prej fansave në rreshtin e parë.

dua6

Dy interpretues mbajtën lart flamurin, i cili përmbante versione vizatimore të Duas dhe kërcimtareve të saj, pas Duas ndërsa ajo fliste me turmën e zhurmshme.

Dua filloi turneun e saj “Future Nostalgia” në fillim të këtij viti pas disa vonesave të shkaktuara nga COVID-19.

dua7

Turneu përkon me albumin e këngëtares me të njëjtin emër, i cili u publikua në mes të pandemisë COVID-19 në vitin 2020. /Telegrafi/

dua8

dua9

dua10

dua11

dua12

dua13