Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito po shijojnë romancën  e tyre brenda mureve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Përveç që ndajnë momente romantike dhe intime me njëri-tjetrin, ata shpesh herë kanë folur edhe për planet afatgjate si martesa dhe fëmijët.


Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme teksa të dy ishin të ulur në oborrin e shtëpisë me me dy banorët e tjerë, Valbonën dhe Armaldon.

Screenshot 4 14 Foto: Screenshot/Big Broher VIP Albania

Valbona tha se këtë verë i pret dasma e Luziti me Kiarën, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i këngëtarit, i cili tha se mund të mos ndodh këtë vit.

“Nuk e kemi dasmën këtë verë, nuk bëjmë fejesë, bëjmë martesë direkt”, tha Luizi.

Dyshja vetëm pak ditë më parë organizuan një ceremoni martesore në kuadër të lojës së caktuar nga “Vëllai i Madh”.

Ishte pikërisht kjo ‘dasmë’ ku ata edhe shkëmbyen puthjen e parë në buzë dhe për të konfirmuar lidhje bashkë.

Ndërkohë, sa i përket rrjedhës së BBVA, sonte (e martë) pritet të ketë zhvillime të shumta gjatë spektaklit ku mes tjerash janë paralajmëruar edhe tri hyrje të reja. /Telegrafi/