Iranianët kanë zgjedhur mënyrën më të “mirë” dhe më pak të dhimbshme që të mbrohen nga coronavirusi! Dhjetëra mijëra qytetarë të këtij vendi javët e fundit i kanë “okupuar” serortet turistike në detin Kaspik dhe Persik, pasi ekspertët botërorë kanë këshilluar që temperaturat e larta dhe rrezet ultra-vjollcë vrasin këtë virus!
Pronarët e hoteleve po i gëzohen këtij lajmi, pasi që nuk kanë pritur se do të fitojnë në masë të madhe në këta muaj të vitit, e në veçanti pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës që ka ngritur në këmbë tërë botën, transmeton Telegrafi.
Irani pretendon se në këtë vend nuk ka të infektuar, kurse qytetarët e Republikës Islamike besojnë shumë në mjekësinë e tyre, kështu kanë dëgjuar këshillat e mjekëve dhe epidemologëve – se në temperaturat e larta virusi nuk mund të mbijetojë më shumë se disa minuta.
Kujtojmë që eksperti i kalibrit botërore Jonas Nilsen, ka paralajmëruar se coronavirusi nuk mund të mbijetojë deri në verë, që i bie që deri në fund të prillit do të neutralizohet plotësisht.
“Temperaturat e larta nuk janë të përshtatshme për coronavirusit. Gjatë dimrit kur janë temperaturat e ulëta dhe gripat janë më prezent, kjo ndodh për shkak se ftohet membrana e hundës që mundëson hyrjen më të lirë të viruseve në trup”, ka shtuar ai. /Telegrafi/