Këngëtarja njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka sjell për fansat e saj ndonjë projekt të ri muzikor.

Që nga koha kur ra pandemia, Era ka qëndruar në heshtje sa i përket publikimit të këngëve të reja, megjithatë kjo duket se nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë.


Kjo pasi këngëtarja përmes disa fotografive të reja të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet me materiale të reja muzikore.

eraistrefi 274076791 1145343286271247 3031573731968997820 n e1645169192493

Në fotografi, 27-vjeçarja dukej mjaft atraktive duke pozuar me pantallona të zeza të gjersa dhe një bluzë të kuqe provokuese me prerje të shumta te gjoksi.

“Muzikë e re do të vijë së shpejti, mbani sytë tuaj hapur”, shkroi Istrefi në mbishkrimin e këtyre fotografive në Instagram.

eraistrefi 274158172 1011026219493186 1845110044475732008 n e1645169212639

Përndryshe, kënga e fundit aktualisht e saj mbetet “No Maybes” në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash, e cila është publikuar në mars të vitit 2020.

Së fundmi, shefja e distrubimit muzikor në Ultra Music ngriti një debat duke deklaruar në Twitter se Era nuk është më pjesë e gjigantit Ultra Music, gjë e cila është demantuar nga menaxheri i saj, duke thënë se Istrefi vazhdon të jetë pjesë e tyre. /Telegrafi/

eraistrefi 274321491 1006725859934554 2437791662189155543 n

eraistrefi 274115184 643047036758088 3962201894990039476 n

eraistrefi 274021180 1031046714425150 3607987085998651325 n

eraistrefi 274066711 698590431502917 829269036233285138 n