LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga Pete Davidson, Kim Kardashian thotë se nuk është e interesuar për lidhje të re

Pas ndarjes nga Pete Davidson, Kim Kardashian thotë se nuk është e interesuar për lidhje të re
Foto: Getty Images

Kim Kardashian së fundmi zbuloi se nuk është në kërkim të një partneri të ri, një muaj pas ndarjes me ish-komedianin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson.

Gjatë një paraqitjeje në “Live with Kelly and Ryan” të hënën, Kardashian u pyet se çfarë po kërkon nga një mashkull i ri dhe me kë mund ta shohë veten potencialisht, ajo u përgjigj duke thënë, “absolutisht askush” dhe se nuk është duke kërkuar dikë për momentin.

Kardashian aludoi për faktin se ajo ka kaq shumë gjëra që ndodhin në jetën e saj tani që kërkon aq shumë vëmendjen e saj, saqë nuk do të kishte vend për një të dashur.


“Unë nuk jam duke kërkuar për asgjë”, tha ajo. “Unë mendoj se me të vërtetë duhet të jem vetëm dhe të fokusohem dhe të mbaroj shkollën juridike dhe të fokusohem te fëmijët e mi”.

Më herët në shtator, Kardashian bëri shaka në “The Late Late Show with James Corden” se meqenëse marrëdhëniet e saj me njerëzit në industrinë e argëtimit nuk duket se po funksionojnë, ajo do të kërkojë të dashurin e saj të ardhshëm në profesione të tjera.

Bëhet virale videoja e Kim Kardashian, e cila mezi ngjitet shkallëve gjatë javës së Modës në Milano për shkak të fustanit të ngushtë
Lexo po ashtu Bëhet virale videoja e Kim Kardashian, e cila mezi ngjitet shkallëve gjatë javës së Modës në Milano për shkak të fustanit të ngushtë

“Unë mendoj se do të jetë, si një shkencëtar, neuroshkencëtar, biokimist, doktor ose avokat”, i tha ajo Corden. “Kjo është ndoshta ajo që unë parashikoj në të ardhmen”.

Foto: Screenshot/YouTube

Kim ndërkohë ka qenë në një lidhje të gjatë me Kanye West, nga i cili bëri kërkesën për divorc në vitin 2021.

Ata kanë nisur të takohen në vitin 2011 dhe u martuan në një ceremoni në 2014.

Foto: Getty Images

Ish-çifti kujtojmë se kanë bashkë katër fëmijë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Kalo në kategori