Këngëtarja Adele ka shpenzuar 10 milionë dollarë për një shtëpi në Beverly Hills që gjendet shumë afër shtëpisë në të cilën ajo kishte jetuar me partnerin e saj, Simone Konecki.

Shtëpia posedon pesë dhoma gjumi, gjashtë banjo, e cila fillimisht ishte e ndërtuar në fillim të viteve ’60, përfshin një sipërfaqe prej 6045 metra katrorë dhe është e shtrirë në gati një hektar, ka njoftuar të enjten Variety.


Shtëpia e re e këngëtares 31-vjeçare angleze përfshin pajisje të tilla si një zyrë e madhe, një studio arti, një dhomë zanati, një bibliotekë dhe një palestër.

13610804 7038911 image a 46 1558080711614 Shtëpia e re e Adele (Foto:Coldwell Banker)

13610858 7038911 image a 52 1558080747742 Shtëpia e re e Adele (Foto: Coldwell Banker)

E lindur në Londër, Adele ka një djalë gjashtëvjeçar Angelo me Konecki, e cila më parë ka paguar 10 milionë dollarë për një shtëpi në një lagje luksoze.

Kjo lagje është e banuar nga yjet si Jennifer Lawrence, Katy Perry dhe Cameron Diaz, si dhe çiftet Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, Penelope Cruz dhe Javier Bardem, dhe Nicole Kidman dhe Keith Urban.

Adele dhe Simon u kurorëzuan diku në vitin 2016, megjithëse arritën ta mbanin martesën e fshehtë deri në përfundimin e vitit tjetër kurse ajo është ndarë nga bashkëshorti, Simon Konecki pas tetë vitesh njohje së bashku. /Telegrafi/

rs  170629170815 1024.Adele Simon Konecki Kissing Grammys.ms .062917 Adele dhe Simon Konecki (Foto:Christopher Polk/Getty Images for NARAS)