Presidenti amerikan, Joe Biden, së fundmi njoftoi tërheqjen e tij nga gara presidenciale dhe dha miratimin që kandidatja e re e demokratëve të jetë zëvendëspresidentja, Kamala Harris.
Në letrën e tij, Biden e quajti Harris një “partnere të jashtëzakonshme” dhe tha se zgjedhja e saj për të shërbyer si zëvendëspresidente ishte “vendimi më i mirë që ka marrë”.
“Sot dua të ofroj mbështetjen dhe miratimin tim të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit”, tha Biden, shkruan the Guardian.
Në një deklaratë në X, Harris tha: “Falënderoj Joe Biden për lidershipin e tij të jashtëzakonshëm si president i Shteteve të Bashkuara dhe për dekadat që ka shërbyer në vendin tonë”.
“Jam e nderuar që kam miratimin e presidentit dhe synimi im është të fitoj këtë nominim”, tha ajo.
On behalf of the American people, I thank Joe Biden for his extraordinary leadership as President of the United States and for his decades of service to our country.
I am honored to have the President’s endorsement and my intention is to earn and win this nomination.
— Kamala Harris (@KamalaHarris) July 21, 2024
Ja deklarata e plotë e Kamala Harris:
“Në emër të popullit amerikan, falënderoj Joe Biden për lidershipin e tij të jashtëzakonshëm si president i Shteteve të Bashkuara dhe për shërbimin e tij prej dekadash për vendin tonë. Trashëgimia e tij e jashtëzakonshme e arritjeve është e pakrahasueshme në historinë moderne amerikane, duke tejkaluar trashëgiminë e shumë presidentëve që kanë shërbyer për dy mandate në detyrë”.
“Është një nder i madh të shërbej si zëvendëspresidente e tij dhe i jam thellësisht mirënjohëse presidentit dhe gjithë familjes Biden. Fillimisht e njoha presidentin Biden nëpërmjet djalit të tij Beau. Ne ishim miq dhe punonim së bashku si prokurorë të përgjithshëm të shteteve tona. Ndërsa punonim së bashku, Beau më tregonte histori për babain e tij. Dhe cilësitë që Beau nderonte te babai i tij janë të njëjtat cilësi, të njëjtat vlera, që unë i kam parë çdo ditë në udhëheqjen e Joe si president: ndershmëria dhe integriteti i tij. Zemra e tij e madhe dhe përkushtimi ndaj besimit dhe familjes. Dhe dashuria e tij për vendin tonë dhe popullin amerikan”.
“Me këtë akt vetëmohues dhe patriotik, presidenti Biden po bën atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij: po e vendos popullin amerikan dhe vendin tonë mbi çdo gjë tjetër”.
“Jam e nderuar që kam miratimin e presidentit dhe synimi im është të fitoj këtë garë. Gjatë vitit të kaluar, kam udhëtuar në të gjithë vendin, duke folur me amerikanët për këto zgjedhje të rëndësishme. Dhe kjo është ajo që unë do të vazhdoj të bëj në ditët dhe javët në vijim. Unë do të bëj gjithçka me fuqinë time për të bashkuar Partinë Demokratike dhe për të bashkuar kombin tonë, për të mposhtur Donald Trump dhe axhendën e tij ekstreme të Projektit 2025”.
“Deri në ditën e zgjedhjeve kemi 107 ditë. Së bashku, ne do të luftojmë. Dhe së bashku do të fitojmë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë