Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se brenda një muaji i gjysmë anëtarët e Kongresit Amerikan do të nënshkruajnë një rezolutë lidhur me Serbinë. Vuçiq ka përkujtuar edhe vitin 2014 kur kongresistët amerikanë kanë dalë me një rezolutë të ashpër kundër tij.
Paralajmërimi i presidentit serb vjen pas letrës që ia kanë dërguar shtatë kongresistë amerikanë presidentit amerikanë i kanë dërguar presidentit të SHBA-së Joe Biden, përmes së cilës i kërkojnë që të vendosë sanksione ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.
Në qendër të kritikave të kongresistëve është presidenti serb Vuçiq për thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave.
“Të shihet sa miq ka Serbia në Kongres për të cilët do të luftojmë. Kjo rezolutë e kanë nënshkruar katër-pesë, apo më tepër, kongresistë të Partisë Demokratike. Është pothuajse një partiake. Sigurisht se do të flasim me këta njerëz dhe do t’u tregojmë të gjithëve se çfarë është puna e manjatit dhe kush është në të vërtetë i korruptuar. Do të shihni në një muaj e gjysmë se sa kongresistë do ta nënshkruajnë rezolutën për Serbinë. Një numër shumë më i madh se kaq”, ka deklaruar Vuçiq për media, transmeton Telegrafi.
Presidenti serb, duke aluduar në letrën e shtatë kongresistëve, të cilët i quajti lobistë shqiptarë dhe boshnjakë, ai kujtoi vitin 2014, “kur kongresistët dolën me një rezolutë edhe më të ashpër kundër meje”.
Ai ka thënë se [rezoluta e vitit 2014] nuk ka pasur pasoja për qeverinë e tij, edhe pse ka pasur më shumë nënshkrues dhe teksti ka qenë më i keq, ndonëse një pjesë e opinionit, siç ka deklaruar, ishte gëzuar duke menduar se ky ishte fundi i tij.
“Sikur dikush ka shkruar qëllimisht kundër Telekomit. Unë jam këtu, meqë ra fjala. Dikush duket se po humbet shumë para. Mos janë ndoshta Sholak dhe Gjilas, që po humbasin pesë miliardë, dhe nuk dinë se si ta grabisin sërish Serbinë, prandaj kanë problem me një njeri. Problemi i vetëm është se ata kanë mijëra xhirollogari nëpër botë dhe unë nuk kam asnjë”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka bërë të ditur se së shpejti do të paraqitet me prova se sa para janë shpenzuar për të lobuar nëpër Amerikë, për çka akuzon opozitën dhe mediat opozitare.
Lidhur me kërkesën e kongresistëve amerikanë, të cilët i kërkuan presidentit amerikan, Joe Biden, të konsiderojë vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe e akuzuan presidentin serb për “thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave”, Vuçiq tha se “Serbia është një faktor stabilizues në Ballkani”.
Ai tha se nuk ka frikë nga ngrirja e pronave dhe llogarive jashtë vendit, sepse ai nuk ka.
Në pyetjen e gazetarëve se si Vuçiq thotë se lobistët janë shqiptarë dhe nuk e ka problem që ambasadori serb Marko Gjuriq është takuar me ta, ai është përgjigjur se është detyrë e ambasadorit të takohet dhe të bisedojë me të gjithë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame