Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëqeverisje, teksa për formimin e një Qeverie të re, duke parë rrethanat e deritanishme, analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se do të jetë problem sigurimi i votave.
Analisti Tahiri, ka thënë se disa nga deputetët e LDK-së dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli mund të mos e votojnë këtë qeveri në Kuvend.
“Kjo Qeveri tash është gati problem me i pas votat, sepse tash këtu janë mbledh, 28 Lidhja Demokratike, ka mundësi që i anë minus katër, sepse tash për tash po shihet se Osmani, Shala edhe Avdyli nuk e kanë të sigurtë votimin. Do të thotë edhe nëse janë minoritetet 19, për shkak se Krasniqi ka dalur në Vetëvendosje, tash duhet t’i shohim numrat. Me këtë bazë, bëhet 66 vota, nëse i votojnë krejt. Nëse hiqen katër nga LDK-ja, atëherë munden me votu 62, por nëse hiqet edhe Pacolli vetë i dyti, mbesin 60 dhe më nuk ka”, tha Tahiri.
Sipas Tahirit, kjo është një alternativë, duke marrë për bazë atë që ka deklaruar lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se nuk e votojnë këtë qeveri.
“Kjo është nëse respektohet ajo që tha Kadri Veseli, se këta janë qeveri e mashtruesve dhe nuk i votojmë atëherë është problem me u votu, edhe pse PDK-ja e ka votuar rrëzimin e Qeverisë, po tash nuk e voton qeverinë e re dhe ka të drejtë me e bë këtë punë”, tha Tahiri për Telegrafin.
Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se këto marrëveshje po bëhen për ta dëshmuar se i kanë siguruar votat për formimin e qeverisë së re, por sfidë e kësaj qeverie do të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila sipas tijt mund të kontestojë kushtetueshërinë e këtyre veprimeve.
“Duke u bazuar në takimin e Presidentit me partitë parlamentare para një jave, ku Presidenti kishte konstatuar se subjekti i parë ka konsumuar mandatin. Ndërsa partitë parlamentare, përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje, ishin deklaruar pro formimit të një qeverie të re, tashmë Presidentit i kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për të mandatuar kandidatin e ri për kryeministër. Unë konsideroj që marrëveshja e sotme mes LDK-së dhe AAK-së, por edhe marrëveshjet tjera që pres të lidhen edhe me partitë tjera, është në funksion që Presidentit t’i dëshmohet që janë siguruar votat e nevojshme për votimin e suksesshëm të Qeverisë, pasi që kjo është njëkohësisht normë e përcaktuar edhe nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014”, u shpreh Cakolli.
“Megjithatë, unë besoj që sfida e parë e një qeverie të re eventuale do të jetë pikërisht Gjykata Kushtetuese, meqenëse do të kontestohet kushtetutshmëria e një veprimi të tillë, të paktën nëse marrim parasysh deklarimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Unë konsideroj se vendimi i Kushtetueses në lidhje me këtë çështje do të jetë tejet i rëndësishëm, sepse me gjasë do të sqarohen shumë çështje mbi të cilat ka pasur paraqartësi, veçanërisht në lidhje me mandatarin, konsumimin e të drejtës së mandatimit, afatet kohore, pasojat që sjellë votimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, e të ngjashme”, tha Cakolli për Telegrafin.
Ndërsa, Tahiri vlerëson se puna e ndarjes së ministrive mund të jetë problem dhe pasi zgjedhjet nuk mund të mbahet në kohën e pandemisë, atëherë partitë politike do të mund ta përkrahnin Qeverinë Kurti, e që sipas tij nuk do të ishte legjitime, pasi është rrëzuar me dy të tretat e votave.
“Tash çështja është a mundet me e kalu kjo qeveri sfidën e parë, me i pas votat edhe me u zgjedh. Nëse zgjidhet të tjerat shkojnë më lehtë. Por, tash a mundet Lidhja Demokratike e Kosovës me ba kompromise të ndryshme sepse po ia lypin ministritë më shumë, ajo është përcaktu vetëm për ministri, por tash Nisma me AKR-në po i kërkojnë tri ministri. Dy ministri po i kërkon Limaj, e një Pacolli, Grupin Parlamentar 6+, ai Kinolli deklaroi dje që po e kërkojnë një ministri”, tha ai.
“Është problem tash me u finalizu kjo puna e ministrive dhe me i rahatu krejt partnerët e koalicionit. E tash alternativa është me shku në zgjedhje, por zgjedhje nuk mbahen në kohë pandemie. Ata munden me përkrah Qeverinë e rrëzume në këtë rast edhe me vazhdu deri në fund, por a është legale e legjitime, kjo nuk duket kështu sepse e kanë rrëzu me dy të tretat e votave në Kuvend”, tha Tahiri.
Tahiri tha se nëse mundësitë janë që nesër të dorëzohet emri i mandatarit tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi, teksa sipas tij të shtunën, apo të hënën do të kemi një Qeveri të re.
“Tash është procedura që Presidenti ia ka dhënë mandatin LDK-së, ndërsa LDK-ja është duke bë përpjekje ë me ba Qeverinë, duhet nesër me u dorëzu emrin e mandatarin dhe mandatari menjëherë e dërgon kërkesën në Kuvend për seancë, të cilën mundet me thirr për 48 orë deri në pesë ditë. Do të thotë mundet që Qeveria të votoht të shtunën, gjasat janë që të jetë të shtunën ose të hënën. Tahs me ligj është kjo qeveri më e mirë, sa i përket përkrahjes, tash po e shoh që po bëjnë analiza e po thojnë që e kanë përkrahjen e popullit, por me pa përkrahjen e popullit duhet me u mbajtë zgjedhje edhe njëherë. Legjitimiteti edhe legaliteti dihet në Kuvend, Kuvendi i shkarkon edhe Kuvendi i emëron”, tha Tahiri.
Lidhja Demokratike e Kosovës sot e ka zyrtarizuar koalicionin për bashkëqeverisje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Listën Serbe, teksa Hoti ka deklaruar se brenda ditës së sotme do të finalizojnë edhe marrëveshjet tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës