Pas kafesë së mëngjesit, kafeina hyn në gjak brenda dhjetë minutave – çfarë i bën trupit në gjashtë orët e ardhshme

Brenda dhjetë minutave të para, kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe përhapet në të gjithë trupin tuaj, duke bërë që presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës të rriten. Në një periudhë deri në 20 minuta, lidhet me receptorët e adenozinës, duke neutralizuar lodhjen.
Truri është një sistem kompleks dhe i ndërlikuar. Sa më shumë kafe të pini, aq më shumë receptorë adenozine formohen, që do të thotë se mund t’ju duhet të pini më shumë kafe për të qëndruar zgjuar tani sesa kur keni filluar ta pini për herë të parë në rininë tuaj.
Në të njëjtën kohë, parandalon absorbimin e serishëm të dopaminës në sistemin tuaj, duke e lejuar atë të qëndrojë në tru për më gjatë, duke ju bërë të ndiheni pozitivë dhe më të lumtur për më gjatë, raporton BigThink.

Ja çfarë ndodh në trup në gjashtë orët e para pas pirjes së kafesë:
Në 10 minutat e parë
Kafeina hyn të gjakun tuaj dhe përhapet në gjithë trupin duke shkaktuar rritjen e shtypjes së gjakut dhe numrin e rrahjeve të zemrës.
Deri në 20 minuta
Kafeina lidhet me receptorët e adenozinës, duke neutralizuar lodhjen. Nivelet e dopaminës rriten dhe qëndrojnë, duke krijuar një ndjenjë vigjilence dhe përqendrimi.

Pas 30 minutave
Gjëndrat mbiveshkore kalojnë në shpejtësi të lartë dhe fillojnë të prodhojnë më shumë hormone. Gjatë kësaj kohe, për shkak të zgjerimit të bebëzave, shikimi mund të bëhet më i mprehtë.
Në afatin prej 40 minutave
Trupi fillon të prodhojë më shumë serotoninë, e cila përmirëson funksionimin e neuroneve brenda palcës kurrizore – kjo çon në përmirësimin e koordinimit dhe fuqisë së muskujve.
Pas 4 orëve
Metabolizmi është i përshpejtuar, kjo është arsyeja pse ju digjni energjinë më shpejt. Gjatë kësaj periudhe, trupi juaj fillon të shpërbëjë yndyrën e depozituar.
Kafeja ka kaluar nëpër sistemin tuaj dhe ndoshta do të ndieni nevojën për të urinuar. Deri në atë kohë, afërsisht gjysma e sasisë së kafeinës që keni gëlltitur do të jetë larguar nga trupi juaj. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës