LAJMI I FUNDIT:

Pas iniciativës së Veselit, SHBA reagon e para për krimet e Serbisë në Kosovë

Pas iniciativës së Veselit, SHBA reagon e para për krimet e Serbisë në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sërish të parët që kanë nisur të reagojnë në mbrojtje të Kosovës, për të dënuar krimet serbe 20 vjet pas luftës.

Pas letrës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili u ka dërguar të gjitha shteteve mike duke ju kërkuar të nxjerrin rezoluta që i dënojnë krimet serbe në Kosovë, Kongresi Amerikan tashmë ka reaguar i pari.

Këtë të martë (nesër), Kongresi Amerikan do ta mbajë një seancë dëgjimore lidhur me 20 vjetorin e përfundimit të luftës ku do të dëshmojnë për krimet serbe në Kosovë: Ilir Bytyqi, Atifete Jahjaga dhe Vasfije Krasniqi – Goodman.


Edhe Ambasadorët e SHBA-së në Kosovë e Serbi kanë reaguar pas letrës së nisur nga kryeparlamentari Veseli. Derisa ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ditë më parë u pa përkrah Veselit në Meje të Gjakovës në 20 vjetorin e masakrës që kryen serbët e ku kërkoi ndëshkimin e kriminelëve, edhe ambasadori Amerikan në Serbi ditë më parë ka thënë se askush nuk mund t’i mohojë krimet që Serbia kreu në Kosovë gjatë luftës.

Iniciativa e Kryeparlamentarit Kadri Veseli për t’u dërguar letër me argumente për krimet serbe ka ardhur në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe pas përpjekjes së vazhdueshme nga krerët e shtetit serb për ti mohuar masakrat dhe krimet që ka kryer Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Letra e Kryeparlamentarit kosovar synon që nëpërmjet rezolutave, Parlamentet e vendeve mike të Kosovës të institucionalizojnë kujtimin dhe të vërtetën e krimeve që ka bërë Serbia në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori