LAJMI I FUNDIT:

Pas incidentit në fluturimin Prishtinë-Bazel, Autoriteti i Aviacionit të Kosovës kërkon raport të detajuar nga kompania bullgare

Pas incidentit në fluturimin Prishtinë-Bazel, Autoriteti i Aviacionit të Kosovës kërkon raport të detajuar nga kompania bullgare

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka thënë se është njoftuar për ndodhinë e aeroplanit të linjës ajrore “ALK Airlines” në fluturimin nga Prishtina në Bazel.

Sipas njoftimit për media, Autoriteti në mëngjes ka kontaktuar me zyrtar të kësaj kompanie ajrore dhe ka kërkuar një raport të detajuar lidhur me këtë ndodhi, për hetim të mëtejmë nga ana e AAC-së.

“AAC në bazë të përgjegjësive që ka, rregullisht bën inspektime të kompanive ajrore që operojnë në ANP ‘Adem Jashari’, përfshirë edhe kompaninë në fjalë. AAC ka trajtuar dhe trajton çdo herë shqetësimet e ngritura nga cili do person juridik apo fizik dhe merr masa parandaluese përmes inspektimeve të rregullta. Një prej inspektimeve të bëra është realizuar edhe në këtë kompani ajrore dhe gjatë këtyre inspektimeve nuk janë vërejtur parregullsi në pajisje apo përgatitje të personelit të aeroplanëve, të cilët do të mund të paraqesin ndonjë rrezikim të sigurisë së fluturimit”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


"Mendova se do të vdisnim të gjithë", edhe një pasagjere shqiptare flet për përvojën e hidhur gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel
Lexo po ashtu "Mendova se do të vdisnim të gjithë", edhe një pasagjere shqiptare flet për përvojën e hidhur gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel

Po ashtu, Autoriteti i Aviacionit Civil thekson se bazuar në informatat që tanimë janë publike, aeroplani në fjalë ka hasur në turbulencë që mund të cilësohet si shqetësuese dhe aspak e këndshme për pasagjeret në bord.

Pasagjeri shqiptar rrëfen tmerrin që e kishte përjetuar nga turbulenca: Rripi i sigurisë u këput dhe përplasa kokën në tavan (Video)
Lexo po ashtu Pasagjeri shqiptar rrëfen tmerrin që e kishte përjetuar nga turbulenca: Rripi i sigurisë u këput dhe përplasa kokën në tavan (Video)

“Megjithëse aeroplanët që sot janë në përdorim anekënd globit para futjes në shfrytëzim nga operatoret ajror kalojnë një sërë testesh për të përballuar ngarkesat e mundshme të shkaktuara nga erërat e fuqishme dhe lëvizjet vertikale të presionit ajrorë (turbulencat). Gjithashtu edhe ekuipazhi i fluturimit është i trajnuar për të ju përgjigjur në mënyrë adekuate dhe sa me pak shqetësuese për pasagjer”, thekson komunikata.

Pamje përbrenda aeroplanit Prishtinë-Bazel, pasagjeri thotë se panë vdekjen me sy (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pamje përbrenda aeroplanit Prishtinë-Bazel, pasagjeri thotë se panë vdekjen me sy (Foto/Video)

Sipas njoftimit, AACK mbetet e përkushtuar për të ofruar një ambient të sigurt për zhvillimin e operimeve të aviacionit civil në Republikën e Kosovës.

Ndryshe raportohet se 10 persona janë lënduar pasi aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori