Pas gjashtë vitesh pritje, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, më në fund ka publikuar albumin e saj më të ri.

Albumi me titull “Phoenix” doli sot (e premte) në shitje në të gjitha platformat online, por edhe në formatin fizik.


“Phoenix” ashtu siç ka treguar vet këngëtarja me prejardhje shqiptare, është një titull i frymëzuar nga puna e madhe e bërë për këtë album, i cili pati premierën e tij pas gjashtë viteve.

Pjesë e këtij album janë këngët hit të këngëtares si: “Your Song”, “Let you love me”, “Lonely together” (bashkëpunim me Avicii), “Anywhere”, si dhe shumë këngë të reja.

E lumtur për plasnimin e albumit të saj, Rita i njoftoi që në orët e para të datës 23 fansat, se albumi i saj ishte tashmë i disponueshëm.

Ketë njoftim këngëtarja e bëri përmes llogarisë së saj në Instagram.

rita1

Nuk shkuan as disa orë dhe albumi “Phoenix” i këngëtares Ora ‘u ngjit si një Feniks’ në vendet e para të top listave botërore.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Rita, e cila ka treguar se albumi i saj është renditur i pari në iTunes në Britaninë e Madhe.

rita4

Kjo është lista e plotë e këngëve të përfshira në albumin “Phoenix”:

1. Anywhere 2. Let you Love Me 3. New Look 4. Lonely Together – with Avicii 5. Your Song 6. Only Want You 7. First Time High 8. For You (Fifty Shades Freed) – with Liam Payne 9. Summer Love – with Rudimental 10. Girls – feat Cardi B, Bebe Rexha and Charli XCX 11. Keep Talking – feat Julia Michaels 12. Hell of a Life 13. Velvet Rope 14. Falling to Pieces 15. Cashmere 16. Soul Survivor

Rita kishe publikuar albumin e saj të parë me titull “ORA” në vitin 2012, më çka edhe kishe bërë ‘boom’ në tregun internacional.

rit

Më pas asaj iu deshën plot gjashtë vjet për realizimin e albumit të saj të dytë, krejt kjo ngase këngëtarja shqiptare u përball më shumë probleme pas shkëputjes së kontratës me studion e producentit të njohur Jay-Z, Roc Nation.

Padia e ngritur ndaj këtij label-i kishte qenë shkaktare që Rita për një kohë të pauzonte në karrierën e saj muzikore, deri në vitin 2017 ku shënoi rikthimin e saj me “Your Song”, për të vazhduar më pas me realizimin e disa këngëve të reja, në përmbledhjen e një albumi me titull “Phoenix”, këtë vit.

rit4

Ky album pritet të jetë një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare, e cila tash e sa vite shquhet si njëra ndër ambasadoret më të mira të Kosovës. /Telegrafi/

rit5