Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit përmes një njoftimi të postuar në profilin e tyre zyrtar në Facebook, ka njofiar të gjithë fermerët e kësaj komune se, pas dëmeve të shkaktuara nga ngricat e fundit, është themeluar komisioni për vlerësimin e dëmeve në sektorë perimekulturë dhe pemtari.

Komisioni i krijuar, pas pranimit të kërkesave nga fermerët, pritet të në terren për të evidentuar dëmet dhe do të hartojë një raport zyrtar, i cili do t’i dërgohet Ministrisë së Bujqësisë për të kërkuar kompensimin e mundshëm për fermerët e dëmtuar.


Të gjithë fermerët e sektorit të perimeve dhe pemëve që kanë pësuar dëme, së bashku me kërkesën e tyre për kompensim to dëmeve të pësuara duhet të dërgojnë edhe letërnjoftimin, konfirmimin e llogarisë bankare, certifikatën e pronësisë së parcelës, si dhe nëse posedojnë fotografi të dëmeve të shkaktuara.

Ndërsa, në këtë njoftim thuhet se për sektorin e vreshtarisë, fermerët nuk kanë nevojë të paraqesin kërkesë, pasi komisioni për këtë sektor tashmë është funksional dhe do të punojë mbi bazën e kadastrit zyrtar të vreshtave në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë.

Tutje në këtë njoftim thuhet se sfati për dorëzimin e kërkesave është nga data 14 prill deri më 25 prill 2025.