LAJMI I FUNDIT:

Pas ankesave nga Polonia, Netflix rishikon serialin për Holokaustin

Pas ankesave nga Polonia, Netflix rishikon serialin për Holokaustin

Netflix njoftoi se do t’u shtojë tekste shpjeguese disa prej hartave të shfaqura në serialin dokumentar “Djalli në derën ngjitur”, pas akuzave të Qeverisë polake për pasaktësi historike.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, u shpreh se seriali i gjigantit të transmetimit televiziv mbi gjykimin e kriminelit nazist të luftës, John Demjanjuk, një ukrainas që më vonë ndërtoi një jetë të re në SHBA, përfshin një hartë e cila paraqet në mënyrë të rreme disa kampe përqendrimi naziste brenda kufijve të sotëm të Polonisë.

“Nuk ka komente apo shpjegime se këto vende kanë qenë zona veprimi të gjermanëve. Harta ka mashtruar shikuesit, duke i bërë ata të besojnë se Polonia ka qenë përgjegjëse për krijimin dhe mirëmbajtjen e këtyre kampeve, si edhe për kryerjen e krimeve në to”, deklaroi ai.


Si rrjedhojë, Netflix njoftoi se do t’u shtojë tekste shpjeguese disa prej hartave të shfaqura në këtë serial.

“Kjo do të bëjë të qartë se kampet e shfarosjes dhe përqendrimit në Poloni u ndërtuan dhe u përdorën nga regjimi nazist gjerman, që e sulmoi dhe e mbajti të pushtuar këtë vend në vitet 1939-1945”, deklaroi Netflix. /atsh/

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
FERRI E PARAJSA

FERRI E PARAJSA

Fjala+
Të lirë – atëherë kur dijmë sa s’dijmë, kur dojmë sa s’dojmë

Të lirë – atëherë kur dijmë sa s’dijmë, kur dojmë sa s’dojmë

Libri
NJI AKUZË JO E DREJTË

NJI AKUZË JO E DREJTË

Fjala+
Jeta dhe vepra e Abdyl Frashërit: Shqipëria do të bëhet

Jeta dhe vepra e Abdyl Frashërit: Shqipëria do të bëhet

Kalo në kategori