Kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, është mbuluar sot nga bora pas më shumë se 10 viteve, duke befasuar qytetarët që menjëherë shfrytëzuan rastin për të bërë fotografi, kurse fëmijët u janë përveshur “punës” për të bërë dordolecë nëpër parqe.

Iraku prej kohësh është duke u ballafaquar me probleme të natyrave të ndryshme, duke filluar nga protestat antiqeveritare e deri të vrasje e gjeneralit iranian Qassem Soleimani, në një sulm ajror me dron të realizuar nga ushtria amerikane në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, transmeton Telegrafi.


1 99

Më shumë se 500 persona kanë humbur jetën në protestat e Bagdadit dhe në jug të vendit. Në sheshin e kryeqyteti Tahrir, demonstruesit për një moment janë ndalur dhe kanë shijuar pamjen e rrallë – rënien e borës.

2 42

“Falë zotit që po bie borë. Atmosfera është shumë e mirë dhe njerëzit janë të lumtur që po e shohin borën në Irak pas shumë viteve”, ka deklaruar demonstruesja Aymen Ahmad.

3 36

Të reshurat e borës janë të shpeshta në zonat kodrinore të Irakut, por shumë të rralla në Bagdad. Për herë të fundit kur kishte rënë borë në këtë kryeqytet ishte viti 2008. /Telegrafi/

4 26

5 20