Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov të hënën ka theksuar se nuk do t`ia japë mandatin liderit të Social Demokratëve Zoran Zaevit pasi që siç theksohet në komunikatën drejtuar mediave nga kabineti i tij, akoma nuk janë shmangur pengesat për të ndarë mandatin, shkruan REL.
Më 1 mars Ivanov në një paraqitje drejtuar opinionit tha se platforma e partive shqiptare sic u shpreh ai ‘platforma e Tiranës’ paraqet pengesë për mos ndarjen e mandatit ngase ajo siç tha rrënon karakterin unitar të Maqedonisë si shtet.
Qëndrimi i përsëritur i presidentit Ivanov vjen pas insistimit të Social Demokratëve që presidenti Ianov t’ia ndajë mandatin Zoran Zaevit ngase programi qeveritar i prezantuar të premten nga ai dëshmoi se në asnjë mënyrë nuk cenohet karakteri unitar i shtetit.
“Programi i Qeverisë së re reformuese e garanton unitaritetin e shtetit dhe siguron zhvillim dhe përparim të vendit, për këtë arsye Gjorge Ivanov është i detyruar ta respektojë Kushtetutën, t’ia japë mandatin kryetarit Zaev, i cili siguroi 67 nënshkrime për formim të Qeverisë dhe të mundësojë transfer të qetë të pushtetit”, theksohet në kumtesënpër media të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.
Social Demokratët shprehen të bindur se presidenti Ivanov do të jetë i detyruar të ndajë mandatin brenda dhjetë ditëve pas mbledhjes së parlamentit dhe konstatimit të një shumice të re parlamentare pa precizuar se cilën ditë do të mund të mblidhej parlamenti me iniciativë të 20 deputetëve.
Burime për Radion Evropa e Lirë thonë se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë po zhvillon bisedime me partitë politike shqiptare për zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit të Maqedonisë dhe me gjasë parlamenti pritet të thirret të enjten e kësaj jave.
Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, për Radion Evropa e Lirë thotë se pret nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë të marrë guximin që me ndëshkimet e 20 deputetëve të thirret seanca parlamentare dhe të zgjidhet kryetari i ri parlamentit.
“Presim që LSDM e cila në rastin konkret ka numrin më të madh të deputetëve sesa ne. Tani presim që zoti Zaev të ndërmarrë hapa konkret drejt konstituimit të parlamentit. Në politikë kërkohet dhe guxim dhe ai duhet të tregohet i guximshëm në këtë moment nëse presidenti Ivanov nuk e ndan mandatin 20 deputetë mund të marrin iniciativë për mbledhjen e kuvendit ose ta detyrojnë drejtuesin e mbledhjes konstituive të thirrë mbledhje për përzgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit”.
“Si LR PDSH, qëndrojmë pas kësaj dhe gjatë bisedimeve kemi theksuar se një nga tri postet kyçe të shtetit, presideni, kryetari i parlamentit dhe Qeverisë, duhet t`ju takojë shqiptarëve”, thotë Arben Taravari sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokrate Shqiptare.
Ndërkohë nga Lëvizja Besa shprehen se janë në pritje të ndërmarrjes së iniciativës për mbledhjen e Parlamentit dhe zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni.
“Do të presim të shohim nëse do të ketë ndonjë lëvizje konkrete për zhbllokimin e parlamentit dhe pas kësaj do të marrim qëndrim si parti”, thotë Orhan Murtezani zëdhënës i Lëvizjes Besa.
Njohësit e çështjeve politike thonë se nuk duhet humbur kohë meqë në rrethana kur presidenti Ivanov refuzon të ndajë mandatin rruga e vetme për zhbllokimin e krizës politik mbetet mbledhja e parlamentit ku do të zgjidhej kryetari i ri duke reflektuar një shumicë të re parlamentare si rezultat i zgjedhjeve të 11 dhjetorit vitin e kaluar.
“Si e para duhet që në një afat sa më të shkurtër kohorë të zgjidhet kryetari I ri I parlamentit të Maqedonisë që të vetëdisohemi të gjithë ne për shumicën e re parlamentare e cila doli nga zgjedhjet e fundit parlamentare dhe menjëherë pas kësaj duhet të filojnë bisedat për qeverinë e re”, vlerëson Nikolla Dujovski analist politik, duke shtuar se “nuk duhet pasur frikë nga protestat kundër të drejtave të shqiptarëve, ngase në esencë këto protesta janë në funksion të mbrojtjes së pushtetarëve aktual që duhet të japin llogari para organeve të drejtësisë”.
Konstituimi I parlamentit pritet të mbahet në një atmosferë të tensionuar, në njërën ana presidenti Ivanov refuzon të ndajë mandatin dhe anën tjetër lideri i OBRM-PDUKM Nikolla Gruevski ish kryeministër, ka intensifikuar kërcënimet për destabilizimin e vendit, si shenjë revolte e popullatës pasi partia e tij nuk arriti të formojë qeverinë pavarësisht se ka siguruar dy ulëse më shumë në parlament kundrejt LSDM.
OBRM-PDUKM të hënën përmes një komunikate drejtuar mediave ka kërkuar që LSDM publikisht dhe qartë të heqë dorë nga platforma e Tiranës dhe elementet në të, të cilat, siç ceket në kumtesë, do ta ridefinojnë Republikën e Maqedonisë, e cila nga një shtet shumë etnik do ta shndërronin në shtet binacional.
Nga OBRM-PDUKM konsiderojnë se revolta tek populli nga, siç thonë, politika e këtillë jo e sinqertë dhe retorika e Zaevit dhe LSDM-së, po bëhet gjithnjë e më e madhe.
Ndërkohë në vazhdimësi, zyrtarët e lartë të BE-së dhe SHBA-së u kanë bërë thirrje forcave relevante politike në vend dhe veçanërisht presidentit Ivanov që sa më shpejtë të ndaj mandatin për t’i hapur rrugë formimit të një qeverie e cila në agjendën e saj do të vendos si prioritet luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës