West Bromi i shokoi të gjithë kur në fushë u vendosën në skemën 2-1-7 para se të fillonte takimi, për të qëndruar më pas të gjithë pothuajse në defanzivë.

The Baggies e filluan takimin ndaj Liverpoolit jo me një, por me pesë anësor në krahun e djathtë të fushës.


Skuadra që drejtohet nga Sam Allardyce më pas e 'parkoi autobusin' duke i vështirësuar Liverpoolit lojën e tyre të zakonshme.

Edhe pse ishin të kthyer të gjithë në mbrojtje, lojtarët e WBA-së nuk arritën të ndalonin Sadio Manen që të shënonte në portën e tyre.

Por, Big Sam arriti të shënonte dhe t'i merrte një pikë Liverpoolit, edhe pse për 16 minuta nuk kishin arritur të bënin një pasim të vetëm.

Posedimi i topit nga fundi i takimit ishte 84 për qind për The Reds derisa WBA kishte vetëm 16 për qind, mirëpo rezultati ishte në fund për ta pozitiv. /Telegrafi/

https://twitter.com/RichJolly/status/1343236983703875584?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1343236983703875584%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-reactions-west-brom-are-playing-the-ultimate-park-the-bus-formation-20201227

telegrafi sport app