Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, u shpreh së fundmi se transformimi i Champs-Élysées, me vlerë 250 milionë euro, do të ndodhë pas Lojërave Olimpike Verore 2024, të cilat do të mbahen në Paris

Projekti do të shndërrojë 1.9 kilometra të Parisit qendror në një “kopsht të jashtëzakonshëm”.


“Rruga legjendare ka humbur shkëlqimin e saj gjatë 30 viteve të fundit. Ajo është braktisur në mënyrë progresive nga parisienët dhe është goditur nga disa kriza të njëpasnjëshme," u shprehën zyrtarët në një deklaratë, shkruan The Guardian.

tr11 jan champs elysees

“Shpesh quhet rruga më e bukur në botë, por ne që punojmë këtu çdo ditë nuk jemi aspak të sigurt për këtë.”

Projekti përfshin zvogëlimin e hapësirës për automjetet, kthimin e rrugëve në zona për këmbësorët dhe krijimin e strukturave për pemë për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

37856482 9133669 Part of the redesign will see the famous Place de la Concorde pi a 40 1610362082001

Champs-Élysées, e cila shpesh njihet si një nga rrugët më të famshme në botë, u projektua fillimisht nga kopshtari i Luigjit XIV. Emri iu vendos në vitin 1709 dhe ishte një vend i njohur për të shëtitur dhe për të bërë piknik.

Por pavarësisht rëndësisë historike, si vendi ku parisienët festuan çlirimin nga pushtimi nazist apo fitoret në Kupën e Botës, me kalimin e kohës Champs-Élysées e humbi shkëlqimin, citon Anabel.

tr10 jan champs elysees

Në ditët e sotme, Champs-Élysées – ku nga mitologjia greke i referohet vendit për heronjtë e vdekur – njihet për kafenetë e shtrenjta e dyqanet luksoze dhe përgjithësisht shmanget nga vendasit. /Telegrafi/

37856486 9133669 Paris celebrated its 1944 liberation from Nazi occupation as wel a 46 1610362082154