Paris Saint-Germain është në bisedime me Interin për mbrojtësin e djathtë Achraf Hakimi.

La Gazzetta dello Sport shkruan se PSG shpreson të bindë Nerazzurët që ta shesin yllin e tyre vetëm një sezon pasi kishte luajtur te Milano.


Mbrojtësi ka pasur ndikim në vitin e tij të parë në “San Siro” dhe ndihmoi Interin të fitonte titullin e tyre të parë që nga sezonin 2009-10.

Por tani ish-lojtari i Real Madridit mund të sakrifikohet për të ndihmuar situatën financiare në klub.

Achraf Hakimi Inter 1 .ad4d6d83ec669efd1dce39defade989b

Gazeta pretendon se kontaktet kanë qenë të shpeshta në orët e fundit dhe se palët po diskutojnë për një marrëveshje të mundshme, diku rreth 50 deri në 60 milionë euro.

Prandaj Hakimi mund të jetë shitja kryesore dhe e vetme e klubit pasi i nevojite para.

La Gazzetta dello Sport raporton se Interi ka synim që të marr 90 deri në 100 milionë euro në këtë afat kalimtar.

Hakimi e Theo Hernandez 1

Hakimi luajti 37 ndeshje të Serie A, duke kontribuar me shtatë gola dhe 10 asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app