LAJMI I FUNDIT:

I pari i FFK-së, Ademi Ademi vizion Ballkanin para ndeshjes historike ndaj Shkupit

I pari i FFK-së, Ademi Ademi vizion Ballkanin para ndeshjes historike ndaj Shkupit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar sot skuadrën e Ballkanit para ndeshjes më të rëndësishme në historinë e këtij klubi, por edhe të futbollit kosovar, kundër Shkupit, që zhvillohet të enjten në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ademi ka thënë se ka ardhur për ta përgëzuar Ballkanin dhe për t;i uruar sukses për ndeshjen e kthimit ndaj Shkupit.

“Kam ardhur sot këtu për t’iu përgëzuar për suksesin e arritur deri më tash dhe për t’iu falënderuar për përkushtimin e madh që keni treguar në garat evropiane. Atmosfera e mirë në kampin tuaj dëshmon se jeni në rrugë të mirë për ta arritur suksesin historik për futbollin tonë në nivel të klubeve. Ardhja e juaj deri në këtë fazë nuk ka qenë e rastësishme, por proces i punës së palodhshme dhe përkushtimit të të gjithëve në klub. Ju uroj sukses dhe ka besim se të enjten do t’ia dilni mbanë dhe do të na bëni krenarë”, ka theksuar kreu i FFK-së.


Në anën tjetër, presidenti i FC Ballkani, Arsim Kabashi është shprehur i nderuar për vizitën e të parit të FFK-së në prag të ndeshjes së tyre më të rëndësishme në histori.

“Është privilegj për ne që sot na ka nderuar me vizitë presidenti i FFK-së. Të gjithë jemi të emocionuar që kemi arritur në këtë pikë për ta përfaqësuar futbollin e Kosovës. Falënderojmë presidentin Ademi për motivin që na jep çdo herë. Jemi me një këmbë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës. Natyrisht se nuk do të jetë e lehtë t’ia arrijmë këtij qëllimi, por do ta japim maksimumin për ta bërë të lumtur një shtet”, ka thënë Kabashi.

Ballkani ka fituar ndeshjen e parë të “play-off”-it në Shkup, me rezultat 2:1 dhe tashmë i duhet ta menaxhojë këtë rezultat në ndeshjen e kthimit para tifozëve të vet në Prishtinë, për ta siguruar kalimin në fazën e grupeve, që do të ishte suksesi më i madh i klubeve kosovare që nga anëtarësimi në UEFA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori