LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten, sipas IHMK

Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten, sipas IHMK

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të ardhshme, përkatësisht të mërkurën dhe të enjten, do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Por sipas IHMK-së, vranësirat, të mërkurën parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

“Borë pritet të bie në perëndim të vendit, atje ku parashihet të fryjë edhe erë mesatare deri e fortë, ndërsa në pjesët tjera të vendit do të ketë reshje shiu e herë-herë edhe fluska bore. Vendi më i nxehtë pritet të jetë Gjakova dhe nuk parashihet të ketë reshje, por kryesisht rreze dielli”, thuhet në njoftim.


Siç thuhet tutje, temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, por duke i ruajtuar vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe në disa pjesë të territorit priten edhe masa nga jugu, shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 19m/s”, përfundohet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori